Vret ish-vjehrrin, plagos rëndë ish-bashkëshorten
27/08/2010 Krimi në Lezhë
LEZHË- Një 44-vjeçar qëlloi për vdekje ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish bashkëshorten pas një sherri banal në fshatin Shën Koll të Lezhës. Policia informon se autori Ludovik Murri kishte debatuar me dy viktimat pasditen e së mërkurës. Disa orë më vonë në mesnatë kishte hyrë në banesën e tyre. Fillimisht kishte qëlluar ndaj 70-vjeçarit Fran Vuksani duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka qëlluar dhe në drejtim të ish bashkëshortes, Lindita Vuksani, 44 vjeçe duke e lënë të plagosur. Të shtënat me armë kanë tronditur banorët e Shënkollit. Ndërkaq, 44-vjeçarja Lindita Vuksani është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit, 44-vjecarit Ludovik Murra i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.