E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjet më të vjetra në kryeqytet, Bashkia: I keni shtëpitë pa leje

Pas 500 apo 400 vitesh ne shtepine e tyre, disa prej familjeve me te vjetra ne kryeqytet, lajmerohen se i kane shtepite pa leje. Letra e bashkise per disa familje qe banojne ne qender te Tiranes u shoqerua menjehere me rruspa dhe fadroma, duke prishur nje pjese te oborrit.

”Para dy- tre ditësh na vjen policia ndërtimore e bashkisë me fadromë, me një copë letër në dorë , pa pikë përgjegjësie, shemb gardhin këtu dhe thotë është rrethim pa leje dhe këtë rrugë na e quan “Urani Pano”. Rruga nuk ekziston këtu, ekziston mes pallatit dhe kjo është pronë private” thotë Besnik Kazazi.

“Jam shumë e indinjuar. Unë kam përjetuar para 3 ditësh një gjest sikurse kanë përjetuar gjyshërit e mi në ‘46” Lindita Kazazi.

Banoret kekojne te shpronesohen sipas ligjit dhe akuzojne se shtepite e tyre jane prishur me pa te drejte, pasi jane perfshire me qellim ne rrugen “Urani Pano”. “Nuk bëhet fjalë për unazën e vogël. Këtu bëhet fjalë për një rrugë provizore që do ta marrë bashkia në përdorim. Kjo rrugë që sot po hapet është e gjitha me shtëpi të vjetra tiranse” tha zonja Kazazi.

Bashke me banoret ka qene kreu i Partise Demokratike te Tiranes qe siguroi se drejtesia do te vihet ne vend. “Prona është e shenjtë. Si deputet i PD dëshiroj të siguroj këta banorë që e drejta do të shkojë në vend. ne do të vendosim në lëvizje gjithë mekanizmat, këshillin bashkiak dhe çdo mekanizëm tjetër që e drejta të shkojë në vend dhe që njerëzit që kanë bërë këtë akt kriminal të shkojnë para drejtësisë” thotë Bumçi.

Ne truallin ku jane shtepite e banoreve duhet te kaloje rruga “Urani Pano” thote bashkia, por banoret thone se ky eshte nje mashtrim.

Dorian Kodra
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›