Sheshi Skënderbej, pezullohen punimet. Ministria e Mjedisit: Bashkia nuk ka leje mjedisore
Ministria e Mjedisit vendosi pezullimin e punimeve ne sheshin skenderbej, pasi bashkia e Tiranes nuk eshte pajisur me leje mjedisore per kete aktivitet. “Kjo veprimtari në bazë të ligjit 8934 datë 05.09.2002 për mbrojtjen e mjedisit është një veprimtari që duhet të pajiset me leje mjedisi dhe konkretisht është pa leje mjedisi. Si e tillë përbën shkelje administrative. Inspektoriati vendosi pezullimin e përkohshëm të këtij aktiviteti deri në pajisjen me lejen e mjedisit dhe masën administrative të dënimit me gjobë 2 milionë lekë” thotë Ilir Bala, kryeinspektor i Mjedisit.
Bashkia do te lejohet te vazhdoj projektin vetem pasi te pajiset me lejen mjedisore. “Pasi të plotësojë të gjithë dokumentacionin e plotë ligjor dhe ta paraqesë atë në ministrinë e Mjedisit dhe pasi të pajiset me lejen e mjedisit atëherë ky aktivitet do të lejohet që të vazhdojë, pra të rehabilitohet sheshi “Skënderbej” në qendrën e Tiranës” tha Bala.
Përballja mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës nisi një javë më parë kur kryeministri Berisha kërkoi asfaltimin e sheshit, ndërkohë që bashkia nisi zbatimin e projektit belg i financuar nga qeveria e Kuvajtit.
Guina Hoxha
< I mëparshmi