E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Janullatos uron besimtarët ortodoksë

Sot ne mesnate besimtaret ortodokse e katolike festojne diten e ringjalljes se Krishtit. Kryepeshkopi Janullatos i ka dërguar një mesazh urimi gjithë besimtarëve ortodokse.

“Një mesazh tronditës mbizotëron në ditën e Pashkës, i thjeshtë dhe plot kuptim: ‘Krishti u ngjall’. Kisha ortodokse e shpall këtë siguri shpëtimtare duke shpallur në mënyrë të përsëritur ‘Krishti u ngjall’ se ngjallja e Krishtit shpall se e vërteta është më e fuqishme se sa gënjeshtra; e mira është më e fortë se sa e keqja; dashuria është më e fuqishme se urrejtja, jeta është më e fortë se vdekja. Besimi ynë nuk është as bosh dhe as i kotë. është burimi i jetës dinamike dhe frytdhënëse. Krishti u ngjall” përfundoi urimin e tij Janullatos.

Festimet për Pashken nisin të premten, e cila njihet edhe si e premtja e zezë pasi është dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit, i cili u ringjall pas 3 ditësh. Ceremonia kryesore do të zhvillohet në mesnatë në katedralen ortodokse ku kryepeshkopi Janullatos mban meshen e pashkëve.
Sipas traditës ky proçesion i besimtarëve ortodoksë gjatë mesnatës të kujton “proçesionin pagëzimor prej errësirës dhe vdekjes së kësaj bote në dritën dhe jetën e Mbretërisë së Perëndisë që kryhej në kishën e vjetër”. Këtë vit pashkët ortodokse përkojnë në të njëjtën datë me pashkët katolike. Pashket mbahen pas 40 diteve kreshme.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›