E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet në sheshin "Skënderbej", Bushati: Qeveria po tenton të marrë peng projektin

Partia Socialiste reagon në përgjigje të deklaratës së ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri se punimet nga ana e bashkise ne sheshin “Skënderbej” janë të paligjshme. Deputeti Ditmir Bushati, thote se Bashkia ka marre leje per projektin nga Instituti i Monumenteve te Kultures.

“Si deputet e përfaqësues i interesave legjitime të qytetarëve të Tiranës jam i informuar se Bashkia e Tiranës ka marrë edhe miratimin ligjor të Institutit të Monumenteve të Kulturës që megjithëse ministri e ka në varësi nuk e ka marrë vesh akoma se edhe në këtë aspekt projekti i sheshit është brenda korznizës së ligjit. Kryeqytetasit e kuptojnë se ky projekt tranformues po tentohet të merret peng nga qeveria edhe për të larguar vëmendjen nga kriza e rëndë e keq qeverisjes, por në fakt kjo është një arsye më shumë për të protestuar në 30 Prill” tha Bushati. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›