E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, AK: INSTAT po manipulon të dhënat

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi akuzon drejtuesit e INSTAT se po manipulojnë procesin për regjistrimin e popullsisë, duke falsifikuar të dhënat, pasi sipas kësaj lëvizje nuk është respektuar afati kohor i regjistrimit.

“Aleanca Kuq e Zi është përpara opinionit publik, për të denoncuar për të disatën herë, shkeljen e procesit të regjistrimit nga drjetuesit e INSTAT, të cilët dështuan në respektimin e afateve kohore të regjistrimit. Kjo ndodh kur kërkohet të manipulohet një proces i tërë”,.- theksoi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi.

Aleanca Kuq e Zi denoncoi faktin se regjistrimi nuk ka mbërritur në dyert e të gjithë banesave të Shqipërisë, ndërkohë thekson se censusi është një farsë e qeverisë shqiptare e cila i është nënshtruar urdhërit të shtetit grek

“Sot në ditën e fundit të censusit ne përsëri kemi dyshime se ky proces do të shtyhet. Edhe në këtë ditë pranë Aleancës Kuq e Zi kanë mbërritur qytetarë që deklarojnë se censusi nuk ka mbërritur në dyert e shtëpisë së tyre. Ashtu sikur nuk kanë mbërritur edhe vetë punonjësit e INSTAT, të cilët nënë dëshpërim dhe nën zhgënjim kanë denoncuar shkeljet dhe manipulimet që janë urdhëruar të kryhen gjatë procesit të regjistrimit. Aleanca Kuq e Zi ashtu sikurse bëri disa muaj para nisjes të regjistrimit të popullsisë edhe sot deklaron se i gjithë censusi është një farsë e qeverisë shqiptare, e cila i ëhstë nënshtruar urdhërave të shtetit grek”- denoncon Aleanca Kuq e ZI.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›