Lufta kundër kancerit të gjirit, kontrolli shmang rrezikun
TIRANË- Në kuadër të luftës ndaj kancerit të gjirit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për mundësinë e parandalimit të së keqës, nëpërmjet diagnostiikimit dhe kurimit të hershëm, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka ftuar sërish gratë dhe vajzat të cdo moshe dhe profesioni ti bashkohen nismës ‘“Kanceri i gjirit vret më pak, nëse zbulohet shpejt.”
“Sëmundja e kancerit nuk është më një sëmundje fatale. Përkundrazi, nëse secila prej zonjave, prej bijave, prej motrave, prej nënave bëjnë kujdes që në momentet e para të shkojnë tek mjeku, të bëjnë vetkontrollin, të bëjnë mamografinë ajo mund të kthehet në një sëmundje tërësisht të përballueshme dhe mbi të cilën ne mund të fitojmë",- u shpreh Topalli.
Zonja e parë, Teuta Topi, duke iu drejtuar të gjitha grave theksoi se duhet të tregohen të vëmendshme ndaj cdo problemi që ata shfaqin.
“Sot përfitoj nga ky rast që ti drejtohem të gjitha grave kudo që ndodhen dhe në cfarë do pozicioni apo pozite, qyteti apo fshati që të jenë të vëmendshme ndaj cdo shenje që kjo sëmundje shfaq. Ndaj cdo shqëtësim dhe ti drejtohen mjekut pa hezituar”,- u shpreh zonja Topi.
Ndërkohë nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku vërejti se nëse do kemi një femër të shëndetshme atëherë edhe shoqëria do të mund të ngrihet në baza të shëndetshme.
“Unë nuk do të rresht kurrë së besuari që ne, cdo nënë,cdo motër, cdo zonjë, cdo femër shqiptare duhet të ushtrojë më shumë kujdes për shëndetin. Duhet ta ketë cështjen e kujdesit me prioritet. Nëqoftëse ne kemi një nënë të shëndetshme, nëse ne kemi një familje të shëndetshme atëherë dhe shoqëria mund të ndërtohet mbi baza më të shëndetshme”,- theksoi Tabaku.
Në vijim të veprimtarive në muajin e luftës kundër kancerit, qindra gra u mblodhën në sheshin përpara Galerisë Kombëtare të Arteve, ku u shpërndanë materiale informuese për mënyrat e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, e që vijoi me një ecje simbolike drejt sheshit përpara Akademisë së Shkencave.
(e.m/BalkanWeb)