E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në 'Sofrën Pukiane', shmang deklaratat politike

PUKË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot në Pukë i ftuar në 'Sofrën Pukjane 2011', një aktivitet i përvitshëm që organizohet në qytetin verior. Topi, i cili është pritur nga qindra banorë të këtij qyteti fillimisht ka ndaluar në Muzeun Etnografik, ku u njoh me vlerat etnokulturore, ndërkohë që ka shmangur takimin në Bashki, i planifikuar në të njëjtën orë.

Më pas Presidenti i Republikës ka ndjekur koncertin festiv me artistët e Ansamblit Popullor ‘Puka’, dhënë në nderim të tij.

Nga kjo veprimtari, kreu i shtetit vlerësoi resurset dhe mikpritjen e malësorëve të kësaj ane.

“Më lejoni t'iu them se jam i lumtur që jam midis jush sot, ndjehem i gëzuar, ndjehem i emocionuar sa herë vij në Pukë, sepse gjithmonë tek ju gjej mikpritje, gjej bujari, gjej alegri, gjej gëzim, gjej solidaritet dhe jo pa qëllim më kujtohet i madhi, profesor Eqerem Qabej, që nga studimet e tij kishte nxjerrë në baza shkencore që Puka vinte nga fjala puligavia, të pushosh i qetë. Nga Puka kanë dalë njerëz të shquar, shkencëtarë, politikanë, njerëz të artit, kulturës, një pjesë e tyre pa dyshim që është këtu sot në këtë koncert të mrekullueshëm. Unë kam ardhur sot jo vetëm për të qenë pjesë e kësaj atmosfere, por edhe për ta dneruar Pukën. Për të nderuar ato figura me të cilët krenohet Puka, krenohet e gjithë Shqipëria”,- theksoi Topi.

Presidenti Topi në këtë veprimatari ka nderuar dy prej emrave të këtij rrethi, Mark Dod Alia, i cili pas vdekjes u nderuar me titullin ‘Nënë Tereza’, mjekun e njohur Elez Selimi, me titullin mjeshtër i madh i punës.

Në largim Presidenti Topi ka shmangur reagimet lidhur me deklaratën e një dite më parë të të zgjedhurve vendorë, përfaqësues të Partisë Demokratike, që e cilësonin vizitën e tij si promovim politik.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bamir Topi në sofrën pukiane, eviton deklaratat politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›