E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjehrra me nusen jo bashkëjetesë

 

Pse vjehrrat dhe nuset konfliktohen ?
Në shumë kultura, marrëdhënia nuse -vjehrrë pritet të jetë një rrjet tensionesh. Në Tunizi kanë një thënie të vjehrrave: “I uroj vajzës diellin e dimrit dhe nuses diellin e verës”, dielli i dimrit të ngroh dhe i verës të nxeh agresivisht.
Duket se kjo marrëdhënie konfliktuale është shumë e vjetër, ekzistenciale dhe e pazgjidhshme. Shoqërizmi i mendimeve tona kur përmendet binomi vjehrrë – nuse është gati përherë e miratuar në konflikt.
Një nga shkaqet e konfliktit është djali i mamasë që është martuar me nusen e “keqe”.
Si ndikon bashkëjetesa?
Jetesa e përbashkët është një  terren i volitshëm për të krijuar konflikt, pasi kërcënohen disa element shumë të rëndësishëm në familje që janë larmia dhe ndryshimi i kodeve. Çdo familje krijon kodet e saj gjatë krijimit dhe evoluimit. Nusja wshtw njw person i ri nw familje qw vjen me kode tw ndryshme, me kodet e familjes ku ka lindur dhe rritur. Mundësia më e sigurtë wshtw që kodet të mos përputhen.
Me mbwrritjen e nuses me kode tw tjera familjare, vjehrra ndihet e kwrcwnuar. Nëna pasi ajo mendon se ka ende autoritet mbi djalin, kupton që humbet mundësinë për të qënë e nevojshme tek djali i saj, për të vëzhduar përkujtesjen që me vite kthehet në nje element varësie vlerash prej nëne. Kur djali martohet nëna ndjehet shumë e pasigurtë, se mos djali nuk do të ketë më nevojë për të. Kur nëna e shikon që tashmë djali thërret nusen e tij për të plotësuar një nevojë apo për të ndarë diçka në intimitet, e drejton xhelozinë dhe zemërimin ndjaj kësaj gruaje të re në familje. Në këto raste nëna kërkon qendrën e vëmendjes duke krijuar situata shqetësuese: ankohet për shëndetin, vetminë... Sakaq, nusja ushtron presionin e saj, kërkon terrenin e saj.
Shkurt: konflikti nuse-vjehërr është i pashmangshëm. Nusja kërkon burrin, vjehrra djalin. Djali merr një pozicion aspak komod për të cilin nuk gjen dot fajtor. Dashuria e sigurt për të dyja femrat, por e ndryshme, e vendos atë në një dilemë të fortë.
A ndryshojnë konflitet varësisht kulturave të cilave i përkasin protagonistet në këtë konflikt?
Në kultura të ndryshme format e konflikteve janë të ndryshme. Në Shqipëri, konflikti vjehrrë- nuse vjen si pasojë, edhe të një mentaliteti arkaik. Ende shumë familje vazhdojnë të jetojnë bashkë, me djemtë dhe nuset e tyre. Ndoshta kjo nga një pamundësi ekonomike por jo gjithmonë është kështu.
A mundtë shmanget konflikti? Si?
Konflikti është i shmangshëm dhe për këtë duhen marrë disa vendime që shpesh herë nuk janë të lehta për shumë familje. Bashkëjetesa është një element që duhet zgjidhur domosdoshmërisht, së paku në rastin e tyre që i kanë mundësitë ekonomike. E them këtë sepse shpesh kjo bashkëjetesë, në Shqipëri justifikohet me pamundësinë ekonomike. Por them se thjesht është justifikim, pasi konstatoj se, kryesisht banorët e periferive, ndërtojnë banesa të mëdha, me shumë kate duke marrëkësosoj vendimin që brezat të jetojnë sëbashku, në të njëjtën shtëpi.
Këshillohet që familja e re, ta lërë banesën e prindërve dhe të ndërtojë një familje të pavarur, më vete. Vetëm kështu mund të ketë një intimitet i pacënuar.
Pra cënimi i intimitetit është problemi...
Është një nga problemet. Shpesh nuset ankohen, se vjehrra ndërhyn në problet e saj me burrin, ngacmon gjërat në dhomën e saj, ndërhyn në edukimin e fëmijëve, në mënyrën se si ajo punon në shtëpi etj etj.
Por ndodh që kjo bashkëjetesë të jetë e pamundur të zgjidhet. Si mund të mirëmbahet në këto raste marrëdhënia?
Kur detyrimisht nusja dhe vjehrra duhet të bashkëjetojnë atëherë zgjidhja e konfliktit s’mund t’i ngarkohet vetëm një pale sikurse edhe fajsia. Në vënd që vjehrra të mendojë se nusja është duke i kërcënuar terrenin apo dominancën e saj, duhet të fillojë ta pranojë që realiteti i tyre familjar ka ndyshuar. Tashmë vjehrra duhet ta pranojë nusen si pjesë të familjes.
Nga ana tjetër një nuse duhet të mësojë të kuptojë rolin e një nëne që ajo duhet ta konsiderojë si pjesë të martesës së saj. Herë pas here do të ketë konflikte, të cilat mund të konsiderohen si pjesë e jetës brënda një familjeje, ku ndahen opinione, mendime, mosmarrëveshje, etj. Këto do të jenë çelësi për të kuptuar njëri-tjetrin.
A ndodh që konfliti nuse vjehrrë të avancojë duke u shndërruar në shkak divorci mes çiftit?
Prej gati 5 vitesh, punoj në gjykatën e Tiranës për rastet e divorcit dhe mund të konfirmojë që një pjesë e mirë e rasteve, shkak për ato kanë qënë vjehrrat, ndonjëherë edhe kunatat. Shpesh nuset vijnë të frustuara dhe ende të pakuptuara mbi të gjitha nga bashkëshorti i tyre, nga i cili edhe po ndahen. Më të shumtat në fakt mendojnë se është bashkëshorti i tyre që nuk ka arritur t’i ndajë gjërat si duhet, ndarmjet nënës dhe gruas së tij, që e ka lejuar atë të ndërhyjë në jetën e tyre.
Rezulton që shumë faktorë ndikojnë në kualitetin e marrëdhënies midis vjehrrës dhe vjehrrit. Këtu përfshihen ethniciteti i nuses dhe edukimi i saj, pritshmëritë e gabuara të nuses dhe të vjehrrës ndaj njëra- tjetrës, bashkëjetesa e gjatë, etj. Kjo marrëdhënie vulnerabël dhe burim konflikti është shumë e vjetër dhe përherë në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje, pasi duket se po influencon shumë në shkatërrimin e familjeve të reja, sidomos në familjet e sotme postmoderne.

RASTI: i ndau vjehrra
“Mbasi më ndahu nga bashkëshorti më morri edhe fëmijët me vete”, pohon Rajmonda. Prej një viti e gjysmë që nuk i ka takuar fëmijët pasi ata ishin në Itali me gjyshen, me vjehrrën e saj. Rajmonda pohon se shpesh është dhunuar dhe nga i shoqi për shkak të konflikteve që krijoheshin midis asaj dhe vjehrrës. Mbasi ajo vendosi të ndahej me të shoqin, fëmijët i rrëmbehen një ditë që ata do takonin të atin. Gjyshja vendosi t’i çojë në Itali ku ata kishin jetuar prej disa vitesh. Nënës nuk iu lejua as t’i shikonte, as t’u telefononte. E dëshpëruar, me një divorc akoma të hapur, Rajmonda pret të shikojë fëmijët e saj sa më shpejt. Mbasi unë si psikologe sigurova kontaktin me bashkëshortin ishte pikërisht nëna, vjehrra që fliste në emër të djalit dhe ishte e konstatueshme që ajo kontrollonte çdo situatë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›