E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes, sherbim psiko-social ne banesat e te moshuarve



Per te moshuarit e kryeqytetit do te kete sherbim psiko-social edhe ne banesat e tyre. Ky ka qene premtimi qe i ka dhene nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Edmond Panariti, nje grup te moshuarish, kjo ne kuader te Dites Boterore te Shendetit. Gjate takimit, Panariti shprehu angazhimin e Bashkise se Tiranes dhe kreut te saj, Lulzim Basha, per jetesimin e programit te tij per nje asistente me te mire ndaj te moshuarve ne kryeqytet. Nenkryetari Panariti u shpreh se krahas hapjes te sa me shume qendrave ditore per sherbim ndaj te moshuarve, Bashkia do te synoje te asistoje te moshuarit edhe ne banesat e tyre. "Pervec disa projekteve qe tashme jane operative qe kane te bejne me ofrimin e sherbimeve psiko-sociale, kulturore etj., per zbutjen e problemeve me ane te qendrave ditore, ku pergjithesisht madhesia e nje qendre eshte qe ofron kete sherbim deri ne 50 te moshuar, ne synojme te aktivizojme edhe asistencen ne shtepi, nje sherbim social te perkujdesjes shendetesore ndaj moshes se trete. Jo vetem qendrave ekzistuese apo atyre qe do te ndertojme do te plotesojme nevojat, sepse ne ne nje perllogaritje qe kemi bere, ne llogarisim qe jane 25 mije te moshuar jane ne nje nevoje emergjente per ofrimin e sherbimeve mjekesore, psiko-sociale", - ka pohuar Panariti. Sipas tij, sot ka nje ndryshim demografik te Tiranes dhe kjo ka te beje me jetegjatesine, e cila sjell nje nevoje me shume se pjese te tjera te shoqerise per asistence dhe perkujdesje te ndryshme, me qellim zbutjen e problemit qe kjo moshe i ka. Nderkohe qe problem tjeter eshte per Tiranen eshte edhe emigracioni masiv qe ka bere qe nje pjese e moshes se trete te jetojne te vetmuar dhe per rrjedhoje qe i ben ta te ekspozuar ndaj nevojave dhe asistences qe kerkojne ndaj strukturave. Nga ana e tyre, perfaqesuesit e shoqatave vleresuan programin per moshen e trete qe ka kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, si per transport falas, rritjen e qendrave te sherbimit ndaj tyre, asistences etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›