E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fanela e Bale, shkon si "hallva"

Transferimi i Gareth Bale në Real Madrid, ka bërë që tifozët madrilen t’i pushtojnë dyqanet zyrtare të klubit për ta blerë një fanellë me emrin e uellsianit.

Mania e ish futbollistit të Tottenhamit ka përfshirë gjithë kryeqytetin spanjoll, madje dhe klubi ‘Los Blancos’, jo vetëm që ka nxjerrë në shitje menjëherë fanellat e reja, por e ka ekspozuar atë dhe në vitrinën kryesore të dyqanit të tij.Sipas mediave në Spanjës një fanellë e Bales kushton 75 euro, është preferuar jo vetëm nga tifozët meshkuj, por gjithashtu dhe nga tifozët femra.

Përveç fanellave të bardha, Reali ka hedhur në treg dhe fanellën e tretë me ngjyrë blu me emrin e Bale, e cila kryesisht duket se është preferuar nga fëmijët./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›