E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti publikon listën e Champions League

Carlo Ancelotti ka përcaktuar zyrtarisht 25 futbollistët e tij për listën zyrtare të Champions League, duke premtuar se do jetë një 25-she fituese. Në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europe, ku do të kenë përballë kampionin e Italisë Juventus dhe atë të Turqisë Galatasaray, tekniku italian ka vendosur edhe blerjet e kësaj vere Isco, Illarramendi dhe Bale.

"Los Blancos" do të kërkojnë këtë sezon të sjellin në Madrid "Decima"-n, trofeun e dhjetë Champions në historinë e tyre.

Ja lista e plotë:

Portierë: Iker Casillas, Fernandez, Lopez;

Mbrojtës: Varane, Pepe, Ramos, Coentrao, Marcelo, Carvajal, Arbeloa, Nacho, Casado;

Mesfushorë: Khedira, Bale, Xabi Alonso, Casemiro, Modric, Di Maria, Isco, Illarramendi, Garcia;

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Rodriguez, Morata. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›