E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fanella e Interi-t ”vlen”… 50 milionë euro

Pas zhgënjimit me “DigitalBits” sezoni i ri pritet të jetë mjaft pozitiv për klubin zikaltër. Mësohet se skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka firmosur një akord një vjeçar me “Paramount+” si dhe sapo ka rinovuar me “Nike” si sponsor teknik deri në 2031-in.

Gjithashtu në mëngët e fanellës duke nisur edhe nga sezoni i ardhshëm, Interi do të mbajë edhe logon e “eBay”. Vetëm nga akordi i fundit milanezët do të përfitojnë plot 4.2 milionë stërlina (4.9 milionë euro).

Sa i përket akordit 3-vjeçar me “Paramount+” mësohet se Interi do të përfitojë plot 12.7 milionë stërlina (14.8 milionë euro) në sezon.

“Gazzetta dello Sport” informon se finalistët e Champions-it kanë arritur që të arkëtojnë edhe 22 milionë stërlina (25.7 milionë euro) të tjëra në sezon nga nënshkrimi me “Nike”.

Në total shifra që Interi pritet të arkëtojë vetëm nga tre sponsorët e lartpërmendur pritet të jetë rreth 50 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›