Sinner-Djokovic, në gjysmëfinale

Fitore historike për Jannik Sinner në Wimbledon. Pas fitores në çerekfinale ndaj Roman Safjulin, italiani e sheh veten për herë të parë në karrierë në një gjysmëfinale të një turneu Grand Slam. Sinner fitoi 3-1 ndaj rusit Safjulin, me sete 6-4, 3-6, 6-2 e 6-2 dhe e sheh veten në gjysmëfinalen e Wimbledonit, ku përballë 21 vjeçarit do të jetë Novak Djokovic.
Tenisti serb ka mundur në çerekfinalen tjetër Andrey Rublev 3-1. Nole edhe pse ishte në disavantazh të setit të parë, teksa Rublev fitonte 6-4, tenisti serb arriti të fitojë 3 setet e tjerë radhazi 6-1, 6-4 e 6-3. Të enjten, në fushën me bar të turneut londinez Sinner do të sfidojë Djokovic në gjysmëfinalen e parë të Wimbledonit.
Surpriza vjen në konkurrimin për femra në Wimbledon. Swiatek, numri 1 në botë dhe Pegula, e katërta në klasifikimin Wta, ndërpresin rrugëtimin në turneun londinez, pasi u mundën respektivisht nga Svitolina e Vondrusova.