E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turi i Francës, Pello Bilbao López fiton etapën e dhjetë

Pello Bibao López ka fituar etapën e 10-të të Tour de France 2023. Spanjolli i skuadrës Bahrain Victorious fitoi sprintin duke mundur Georg Zimmermann dhe Ben O’Connor. Lopez hyn kështu në 5 më të mirët në klasifikimin e përgjithshëm, duke kaluar Adam dhe Simon Yates. Pas spanjollit u renditën gjermani Zimmermann dhe i treti australiani O’Connor. 

Megjithatë në renditjen e përgjithshme, asgjë nuk ndryshon: fanella e verdhë mbetet pronë e danezit Jonas Vingegaard, i cili ruan epërsinë e tij prej 17″ ndaj sllovenit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tadej Pogacar. Etapa e radhës është e gjatë 180 km dhe çiklistët do të përshkojnë kryesisht një itinerar kryesisht fushor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›