Fansat vënë bast për gjoksin me silikon. Ingridi reagon: “E kam timin”
Ka mjaftuar publikimi i fotove superseksi të këngëtares Ingrid Gjoni tek revista AS e më pas tek gazeta “Panorama”, për të krijuar një debat virtual shumë të gjallë. Mbasi këngëtarja ka dalë kësaj here në topless dhe gishtat e saj të hollë, pothuajse nuk e pengojnë fare syrin kurioz të atij që do të shohë detaje, në forume të ndryshme ka plasur një debat shumë i lezetshëm. Disa thonë që Ingridi e ka bërë gjoksin me silikon pasi e dinë mirë se ajo nuk ka patur asnjëherë gjoks të madh, ndryshe nga fotoja që është publikuar kohët e fundit. Kurse të tjerë thonë se nuk e ka bërë gjoksin, madje ka nga ata dëshmitarë që thonë se e kanë parë live në plazh vetëm pak ditë më parë dhe gjoksi i saj ishte i njëjtë por mbase në këtë rast merita është e fotografit të talentuar Endrit Mërtirit por edhe programit të fotoshopit. Duke e ndjekur këtë debat, menduam që ta pyesim vetë Ingridin për të vërtetën e gjoksit të saj. Ajo na tregoi se gjoksin nuk e ka të bërë dhe as nuk e ka në plan ta bëjë pasi ndjehet shumë mirë në ato përmasa dhe mbi të gjitha edhe pse është 27 vjeç vazhdon të ketë një gjoks shumë të tonifikuar. Këngëtarja shumë e pëlqyer këto kohë, pak javë më parë ka ardhur në faqet e gazetës tonë me një set fotografish plazhi të realizuara nga paparaci ynë ku fare mirë mund të dalloje se ajo ka arritur të përmirësojë shumë linjat e saj, duke u shfaqur më elegante se një vit më parë. Ndërkohë këngëtarja tregon se nuk shkon asnjë ditë në palestër por thjesht nuk e përdor bukën.