Zbulohet bashkëshortja sexy e këngëtarit korçar, Endri
Endri, ose djali plangprishës i vëllezërve korçarë tashmë të njohur si këngëtarë, duket që paska shije për femrat. Vajza që shihni në krah të tij, nuk është rastësisht me të, pasi është realisht bashkëshortja e tij. E veshur me nje fustan shumë elegant, me fytyrë dhe forma të bukura, edhe pse jeton në Korçë, ajo ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të pranishëm me sharmin e saj. Çifti ka qenë më pushime në Durrës, dhe fundjavën e kaluar janë fotografuar të dy së bashku në ambientet e “Mai Tai” në Tiranë, ku kishin dalë së bashku në orët e vona. Dhe nuk kanë qenë një çift i ftohtë apo serioz, por herë pas herë kanë shkëmbyer intimitete në atë ambient publik, ndërsa janë parë të afrohen e të puthen. Kjo është bashkëshortja e dytë e Endrit, me të cilën ka lidhur kurorë pak vite më parë, pas divorcit nga ish-bashkëshortja, martesë nga e cila ka dhe një djalë. Fëmija jeton me të dy, ndërkohë që ata janë bërë prindër të një fëmije të dytë. Pak muaj më parë qarkulluan thashetheme se Endri kishte konflikte me bashkëshorten e re, dhe se ishte në prag të një ndarjeje të dytë për shkak të xhelozisë së krijuar nga fakti që jetojnë larg, ajo në Korçë dhe Endri më shumë në Tiranë. Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, shkojnë në Korçë vetëm në fundjavë, ku këndojnë në lokalin e tyre me muzikë “live”. Nuk dihet nëse çifti i ka lënë pas keqkuptimet, megjithatë mesa shohim nga fotot duken në formë të mirë.