E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ushtarake turke liron 9 konkurrentet e “Big Brother” fals

 

Policia ushtarake turke ka liruar nëntë vajza të mashtruara, se ishin pjesëmarrëse në një reality show televiziv të ngjashëm me “Big Brother”. Vajzat janë mbajtur të mbyllura dy muaj në një vilë në Riva të Stambollit. Një zëdhënës i policisë tha se kamerat në vilë kanë filmuar femrat 24 orë në ditë, duke ofruar pamje direkte për përdoruesit e internetit, të cilët paguanin për të parë. Ka akuza se në internet janë publikuar edhe foto nudo të vajzave, akuzë të cilën avokati i kompanisë prodhuese, “Istanbul Group Electronic Trade Communications and Advertising A.S.”, e mohon. Disa prej vajzave ishin nën 18 vjeç. Sipas avokatit Hilmi Tufan Cakir, vajzat nuk janë mashtruar por kanë nënshkruar një kontratë të rregullt. Vajzat, që dëshironin të bëheshin të famshme dhe mendonin se ishin në “Big Brother” thanë në polici se ishin kërcënuar se do të paguanin secila 30.000 dollarë nëse do të linte lojën para kohe. Kompania është nën hetim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›