E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iliri dhe Monika pushime malore në Mal të Zi

 

Kanë preferuar që të mbyllin pushimet e verës me një udhëtim shumë të veçantë. Nëse të gjithë, kur shkojmë në Mal të Zi, mbajmë frymën në Budva, pranë detit, çifti i njohur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë preferuar malin e këtij vendi me natyrë të mrekullueshme. Por si gjithmonë në eksplorimet e tyre ka një qëllim të mirë përcaktuar. Meta dhe Kryemadhi kanë patur kuriozitet për të njohur me pëllëmbë zonën e Sutjeskës, aty ku është zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme në këtë vend mes Jugosllavisë dhe Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur dihet që Tito si drejtues i ushtrisë jugosllave, shpëtoi për mrekulli nga rrethimi që i bënë gjermanët. Krahas eksplorimit të çdo pëllëmbe të këtij vendi që mbart shumë histori, Meta dhe Kryemadhi kanë shijuar liqenin e mrekulueshëm të kësaj zone. Madje, Meta siç e shikoni edhe nga fotot, nuk i ka rezistuar dot ujit të kulluar të tij dhe ka preferuar të zhytet brenda, paçka se temperatura shënonte në ujë 10 gradë, pasi lartësia nga deti ishte rreth 200 metra. Ndërkohë Monika ka preferuar vetëm xhiron me varkë. Më pas në shoqërinë e miqve të tyre ata kanë përshkuar pyllin e mrekullueshëm dhe pas një dite të lodhshme, janë ulur për të shijuar gjellët karakteristike të zonës. Shpresojmë që mbas këtij udhëtimi kaq interesant, Meta të ketë marrë të gjithë energjinë pozitive të domosdoshme për të qenë numri dy i qeverisë Berishasi dhe numri një i diplomacisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›