Kastro Zizo - Pas këngëtareve sexy, tani një duet me bashkëshorten
Një këngë me Zajminën, dhe një tjetër me Jolën. Janë dy duete për të cilat Kastro Zizo po mendon t’i realizojë se shpejti. Me Zajminën e ka për herë të dytë, ndërsa me bashkëshorten e tij ka menduar të sjellë një pjesë nga jeta e tyre në çift:
Sapo ke përfunduar xhirimet e filmit të parë në jetën tënde me titull “Farmakon”. Do e provosh sërish një eksperiencë të tillë?
Po e kam provuar sërish. Sapo kam mbaruar një film të dytë në Pragë (Çeki), bashkëprodhim çeko-serbo-maqedonas, ku interpretoj në një rol shumë interesant. Kaq mund t’ju them tani...
Me çfarë je duke u marrë tjetër, cili është prioriteti yt?
Familja, puna dhe angazhimi politik në LSI, që tani e tutje do të jetë më i plotë, më stabël, më serioz.
Flitet për një bashkëpunim tjetër me Zajminën, a mund të na thuash detaje?
Ti e the vetë “flitet”... asgjë e sigurt. Pritet po ashtu një bashkëpunim me bashkëshorten time, Jolën.
Këngët e tua kanë marrë shpesh ngacmin nga jeta jote personale. Kënga me Jolën do të jetë e tillë?
Po besoj, por nuk mund të them më shumë...
Në këto momente që flasim si ndihet Kastro?
I qetë.
U fol në media për një ndryshim drastik tuajin. A ke ndonjë ves nga i cili s’mund të heqësh dorë?
Si çdo njeri kam veset e mia...
E ndien më shumë veten një djalosh të maturuar para kohe, apo një burrë brenda të cilit fshihet një fëmijë?
Asnjëra. E ndiej veten një njeri që bëri zgjedhjen e duhur në kohën e duhur.
Atëherë si po shkon jeta bashkëshortore, dhe si do ta përkufizoje një bashkëjetesë në çift?
Si një anije e lëshuar në oqean, ku herë ka rrebesh e here diell që të flakëron...
Momentet më të bukura për ty kanë kaluar, apo i pret të vijnë?
Pres pa fund të tjera...