E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faqja zyrtare e KESH-it sulmohet nga shqiptarët

Pirati “i mirë”

Faqja zyrtare në internet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare u sulmua dhe u vu nën kontroll nga një pirat kompjuterik shqiptar, i cili duket se zgjodhi vetë faqen kryesore KESH.al për të njoftuar se serveri është i pasigurt dhe se kjo faqe mund të sulmohet me lehtësi.

“Ju lutemi lexojeni këtë”, shkruan hakeri me pseudonimin IlyrianWarrioR dhe me adresë poste elektronike, dreqi06@gmail.com.
“Siç e shikuam, edhe te faqja juaj është hostuar në një server shumë të pasigurt. Keni shumë vrima pasigurie, të cilat mund të jenë faktorë kryesorë për dëmtimin e faqes suaj. Nëse nuk dini se si t’i parandaloni ato, atëherë kontaktoni”, shkruan hakeri, i cili duket se nuk ka synim të dëmtojë korporatën, por nuk ka gjetur mënyrë tjetër komunikimi përveç publikimit të një njoftimi të autorizuar te vetë faqja e internetit e KESH-it.

Piratët shqiptarë janë angazhuar prej vitesh në një luftë të heshtur kundër piratëve serbë, të cilët herë pas here, sulmojnë dhe vendosin nën kontroll faqe të internetit të institucioneve të ndryshme shqiptare. Përveç sulmeve ndaj faqeve serbe, hakerët shqiptarë kanë filluar të kontrollojnë një numër të madh faqesh shqiptare, por në këtë rast thjesht identifikojnë problemet dhe njoftojnë zyrtarët përgjegjës në mënyrë që të shmangin sulmet dashakeqe.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›