E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektligji për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore

Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe ministria e linjës, që përfshin objektin që do të privatizohet do të vendosin për mënyrën e kalimit të ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri private. Secila nga ministritë ka një të tretën e votës për të vendosur në lidhje me procedurat

dhe vlerën financiare të privatizimit. Projektligji u miratua dje pasi Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori dje në shqyrtim projektligjin Për një ndryshim në ligjin Nr. 7926, datë 20.4.1995 Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare, si dhe projektligjin Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara. Projektligji Për një ndryshim në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare, për të cilin Komisioni i Ekonomisë është përgjegjës,  synon të sigurojë mirëmenaxhimin e të ardhurave të shoqërive aksionere me kapital shtetëror, duke pasur parasysh se Ministria e Financave ka një rol të rëndësishëm në politikat e zhvillimit ekonomik. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, sqaroi se qëllimi i këtij projektligji është monitorimi nga kjo Ministri e mirëmenaxhimit të shoqërive tregtare, si informimin e shpejtë dhe të saktë nga ana e tyre. Deputetët vlerësuan projektligjin e paraqitur, që pritet të shënojë një hap pozitiv në mirëadministrimin e këtyre shoqërive.

Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:13

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›