Komuniteti përkujtohet në ekspozitë në ditën e romëve
Me rastin e ditës ndërkombëtare të minoritetit rom, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, organizon sot, në orën 11.00 në ambientet e MTKRS-së, “Ditët kulturore të romëve të Shqipërisë”. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si edhe të shoqërisë civile. Me këtë rast do të çelet një ekspozitë, në të cilën do të ketë eksponate të ndryshëm, objekte artizanati të këtij komuniteti etj. Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i angazhimeve për përfshirjen sociale dhe integrimin e minoritetit rom, si edhe promovimi i kontributit të këtij komuniteti në jetën kulturore shqiptare.
#