QPR interesohet për Luis Felipe Skolarin
Luis Felipe Skolari është në listën e kandidatëve potencialë që pritet të marrin drejtimin e Kuins Park Rejnxhërs, skuadrës e cila militon në Çempionshipin anglez (kategoria e dytë). Momentalisht, klubi në pronësi të Flavio Briatores dhe Berni Ekleston renditet në vendin e dhjetë në kampionat dhe vetëm pak kohë më parë, trajneri Paulo Souza u largua nga detyra. Sipas "Daily Mail", Skolari kërkon shansin e fundit për të drejtuar një skuadër evropiane, përpara se të kthehet në Brazil.