E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberi: Kush nuk dëshiron të luajë në "Kamp Nou"?

Frenk Riberi deklaroi se të gjithë futbollistët do të dëshironin të luanin në skuadrën aktuale të Barcelonës, gjithsesi, francezi bëri të ditur se karriera e tij do të vazhdojë te Bajerni i Mynihut. Mesfushori ka qenë në qendër të spekulimeve për transferimin te "blaugranat", madje në fund të ndeshjes në "Alianz Arena" ai u pa duke biseduar gjatë me Tierri Henri. "I thashë vetëm se tani e kuptoj përse po argëtohet kaq shumë, asgjë më tepër", tha Riberi për "TZ". "Më thoni një futbollist, të cilit nuk do t‘i pëlqente të luante në këtë skuadër? Gjithsesi, për momentin, unë nuk po e mendoj largimin nga Bajerni. Kam ende nevojë për t‘u përmirësuar dhe shumë gjëra për të fituar këtu. Në humbjen me Barçën ndjemë mungesën e dy-tri lojtarëve të dëmtuar. Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me skuadrat më të mira në Evropë kur nuk je me kontingjent të plotë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›