E Shtunë, 31 Tetor 2026

Farsa e Internacionales Socialiste/Votohet me ngritje dore për Papandreun

01-09-2012 / Gazeta 55

Zgjedhje me ngritje dore në Internacionalen Socialiste, ku ka spikatur Edi Rama për “simpatinë” dhe “solidaritetin” që ka treguar me grekët, e posaçërisht me Papandreun, të konsideruar si përgjegjësin kryesor për krizën financiare të Greqisë
 
Kongresi 24-të i Internacionales Socialiste mbylli punimet në Cape Toën pa asnjë risi. Zgjedhjet e brendshme të organizatës dolën të ishin një farsë e parapërgatitur. Jorgos Papandreu dhe Luis Ajala u rizgjodhën sërish si president dhe sekretar i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare socialiste pa kundërshtarë në garë.
Votimi farsë i 400 delegatëve nga e gjithë bota u bë me ngritje dore pa numërimin e skedave. “Internacionalizmi i ri dhe kultura e re e solidaritetit”, i propaganduar fort përpara se të nisnin punimet e asamblesë do të mbetet veçse një slogan.
 Konfirmimi në krye të organizatës i ish-kryeministrit grek Papandreu erdhi pa bujë pa shumë duartrokitje. Vetë Papandreu theksoi në fjalimin e falënderimit se vota e dhënë për të ishte një “provë besimi” dhe një shenjë “simpatie” dhe “solidariteti” për popullin grek. Sigurisht më të gëzuar për rizgjedhjen e tij ishin miqtë ballkanas, Edi Rama dhe Boris Tadiç që me votën e tyre shprehën “simpatinë” dhe “solidaritetin” me popullin grek. Ndër të tjera, presidenti i Internacionales socialiste nënvizoi se “oligarkia e disa bankave është më e fortë se qeveritë e zgjedhura,kryeministri apo një shteti”.
Përtej këtyre tezave konspirative për borxhin grek, duhet thënë se ky kongres në Afrikën  e Jugut u karakterizua në një rikthim të ideologjisë së vjetër të së majtës, ajo antikapitaliste dhe antiamerikane.
Rizgjedhja e Jorgos Papandreu në krye të kësaj organizate sinjalizon gjallimin në ideologji të së majtës botërore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›