Reagimi i LSI/Manjani: PS kundër integrimit, kundër frymës perëndimore

Partia Socialiste po mban peng politikën me marrëzitë e saj, duke dalë hapur kundër integrimit të vendit dhe anti-frymës perëndimore. Kështu ka deklaruar sekretari i Çështjeve Zgjedhore të LSI-së, Ylli Manjani. Për Ora News Manjani u shpreh se sekti që drejton PS është drejtuar drejt një rruge qorrsokake dhe do të jetë ajo që do të marrë të gjithë përgjegjësinë në rastin e mosmarrjes në vjeshtë të statusit kandidat. Lidhur me nismën e PD, të iniciuar nga Kryeministri i vendit për mbajtjen e referndumit për heqjen e imunitetit, Manjani nuk e përjashton si mundësi, por e sheh të pamundur mbajtjen e tij në afatet kohore të përcaktuara, për ta listuar në 12 kushtet e BE-së. “LSI nuk ka pas asnjë qëndrim kontradiktor. Duhet hequr imuniteti në Shqipëri, është pjesë e rekomandimeve, është e pashmangshme, dhe rruga më eficente është ajo parlamentare. Nuk është çështje e mbyllur si thotë PS, kjo mbyllet kur të miratohet në Parlament. Nëse politika nuk e ka seriozisht dhe një pjesë tenton të gjejë rrugë të tjera si ajo e referendumit dhe kjo nuk është gjë e mirë. Drejtimi i PS deri më tani nuk ka dhënë shenja që është pro Europës, sekti që drejton sot PS në moment të caktuara shfaqen si bllokues të integrimit dhe frymës perëndimore. Nuk dua të spekuloj, me rëndësi është të marrim statusin e vendit kanditdat, shqiptarët duan të hyjnë në Europë, gjithcka tjetër është e parëndësishme. Referndumi është një zgjidhje, por sa i mundshëm është ligjerisht dhe a e zgjidh problemin brenda kohës, në këtë kuptim ka qenë dhe qëndrimi i LSI. Imuniteti mund të shkojë dhe drejt referendumit nëse partitë e kalojnë në Parlament dhe e çojnë në referendum, por do ta konsideroja të panevojshme kur mund ta votojnë aty” tha ai. Juristi Manjani e konsiderioi të dështuar mbylljen e sezonit të pushimit për Parlamentin, duke u shprehur se marrëzitë politike po mbajnë peng zhvillimin e vendit, me kundërpropozime, sic i quan ai, të PS, të cilat po bllokojnë axhendën politike. “Nuk arritëm të ndahemi nga sezoni i parë. Kam menduar që sot si dita e fundit e pushimeve të verës duhet të shënonte fundin e marrëzive politike që po mbajnë peng vendin, por zhvillimet nuk janë premtuese. Edhe në zhvillimet e sotme në gjithë mediat u mbajt fryma se cfarë do ndodhë. Këto vinë si rezultat i propozimeve nga të dyja palët për të kapur mat njëri-tjetrin. PS vazhdon ti fryjë kosit, ato cfarë paraqet ajo nuk janë propozime të studiuara, por kundërpropozime për të mos votuar imunitetin. Të mbash peng politikën me çështje të tilla është për të ardhur keq. PS po mban peng axhendën politike” theksoi Manjani. Në kufijtë në të cilat ka agravuar situata dhe rrjedha e zhvillimeve politike, Manjani shprehet se çështja e imunitetit demonstron se kush është pro dhe kundër integrimit të vendit. Në këtë kontekst sjelljet e paqëndrueshme të PS, me kundërthënëset për heqjen e imunitetit, i sheh qartazi si ndezje motorësh në funksion të fushatës elektorale, duke shtuar se PS nuk e shqetësojnë ndryshimet kushtetuese, por po synon të pengojë qeverinë në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. “Imuniteti është një çështje që ndan kush është për integrimin dhe kush jo. Është një draft, jo më i miri, por është propozim i PS dhe i miratuar nga dy palët. Kjo duhet bërë një orë e më parë për tu shënuar në axhendën e 12 prioriteteve të BE. Ne si LSI nuk e kemi parë asnjëherë në tjetër këndvështrim. PS e kishte në dorë më 6 gusht, e ka dhe në shtator dhe në mos jo ajo merr ekskluzivisht peshën e mosmarrjes së statusit kandidat. PS nuk e shpreh kaq shqeto, së pari dolën ndryshimet kushtetuese dhe më pas paketa shtesë që i bashkangjitet imunitetit. Kjo bëhet në kontekst elektoral, PS ka filluar qartazi fushatën elektorale. PS e Edi Ramës ka bërë çmos që të shkatërrojë gjithcka në gjenezë që PS-ja përpara Edi Ramës bëri, që ishte Kushtetuta e 98, që u konsiderua si arritje ndërkombëtare. PS ka bërë një revos kundër vetvetes, tani gjithçka vlen c`thotë Edi Rama. Nuk i tolerohej PS të dilte kundër Kushtetutës së vet. Sot PD shfaqet si mbrojtëse e saj, PS kundërshtare e Kushtetutës së vet. PS nuk e ka hallin te ndryshimet kushtetuese, por të pengojë qeverinë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”u shpreh Sekretari i Çështjeve Zgjedhore të LSI-së. Duke komentuar propozimet e opozitës, Manjani i sheh si skema të reja politikëbllokuese, megjithatë derisa ato kanë dalë nga deputetë të Kuvendit, është ky i fundit që duhet tu japë dhe përgjigje. Për Ylli Manjanin përballë çështjeve të rëndësishme të ditës dhe në mënyrë të veçantë vjeshtës së këtij viti, ka filluar ethshëm dhe fushata elektorale, por që sipas tij në mënyrën më të keqe të mundshme. Në këtë kontekst ai i bën thirrje opozitës të orientohet drejt realitetit, pasi po sipas tij, kalkulimet asnjëherë nuk mund të jenë parimore. “Ka filluar fushata, por ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme. Kudo që ndizet një zjarr në vend se të shuhet i fryhet , ajo që e para i fryn është opozita. Lëshon akuza për shitje armësh nga MB, po ka shitur dhe do vazhdojë të shesë, se jemi dhe pjesë e NATO-s. Apo tjetra, na u përgjoka opozita, për cfarë duhet të përgjohet? Nuk ka nevojë, ajo është e lexueshme cdo ditë. Ose po na shitet deti, ndërkojë që MJ ka deklaruar se as ka ndodhur as nuk është në plan dicka e tillë, pra krijohen përralla në funksion të fushatës elektorale, axhenda e PS nuk ka lidhje me realitetin dhe kjo është e shoqëruar me mungesën e shpresës. Do ta këshilloja opozitën të orientohet drejt realitetit dhe nevojave të vendit, zgjedhjet aty janë, llogaritë bëhen me vonë. Kalkulimet asnjëherë nuk mund të jenë parimore, janë strategji të ndryshme nga njëra-tjetra”- përfundoi Manjani.
...