E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City nuk e shet Balotellin

Manchester City nuk do të konsiderojë mundësinë e shitjes eventuale të sulmuesit Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të janarit, e as në përfundim të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja angleze, Daily Star të dielën.

Balotelli është futbollist i cili i pëlqen Milanit ku nënkryetari Adriano Galliani publikisht pranoi dëshirën e tij për transferimin e sulmuesit në San Siro.

Balotelli në të kaluarën ishte objektiv edhe i Napolit, por sipas njoftimeve nga Anglia, City nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij nga Itihad Stadium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›