ZGJOHU! padi tjetër ndaj institucioneve që s’respektojnë shqipen

Lëvizja Zgjohu dorëzoi sot një tjetër padi në Prokurorinë Publikë kundër Ndërmarrjeve Publike "Parqet dhe Gjelbërimet", "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" dhe "Parkingu i Qytetit, për mosrespektim të Kushtetutës dhe Ligjeve, në veçanti Ligjin për Përdorimin e Gjuhës.
ZGJOHU! gjithashtu dorëzoi padi kundër drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve si përgjegjës për zbatimin e ligjit. Më herët, ZGJOHU! dorëzoi padinë kundër NPT "Shkup" dhe drejtorit të saj për arsye të njëjta.
Drejtuesit e lëvizjes ZGJOHU! i thanë agjencisë së lajmeve ina se do të vazhdojë betejën bashkë me mediat shqiptare në mbrojtje të Kushtetutës dhe Ligjit për Gjuhën./Indeksonline/