Fasllia: Për herë të parë do sigurohet sektori bujqësor

Prodhimet bujqësore në Shqipëri mund të shpëtojnë prej kapricove të motit vetëm me anë të sigurimit. Zëvendës.ministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, deklaroi se skemat e sigurimeve në Shqipëri nuk ekzistojnë për sektorin bujqësor.
Sipas numrit dy të bujqësisë në vjeshtë pritet të fillojë një projekt që synon të nxisë sigurimin e prodhimeve bujqësore në rast të zjarreve, përmbytjeve apo thatësirës së tejzgjatur.
Ndërkohë në lidhje me prodhimin e drithërave për këtë vit zv.ministri Fasllia deklaroi se prodhimi i grurit u rrit me 3 përqind në krahasim me një vit më pare, ndërsa prodhimi i misrit pritet të pësojë ulje për shkak të thatësirës së tejzgjatur.
Zv.ministri ndër të tjera sqaron se pavarësisht thatësirës dhe temperaturave më të larta në këto 10 vitet e fundit, nuk parashikohet që të ketë një ndryshim të cmimit të drithërave për këtë vit.