E Diel, 1 Nëntor 2026

Fasonet e veshjeve: Po mbetemi pa pune, duam ndihme Eglantina Nasi

Mund te thuhet pa droje se ata jane me te goditurit nga efektet e krizes ekonomike qe ka perfshire rajonin. Bizneset fason te veshjeve, qe punojne me material porositesi, kryesisht nga Italia dhe Greqia, po perjetojne nje moment te veshtire dhe per kete, ata nuk ngurrojne qe t'i drejtojne qeverise kerkesen publike per ndihme. E cila, sipas tyre, mund te realizohet permes lehtesive apo iniciativave mbeshtetese. Ka qene Dhoma Kombetare e Prodhuesve te Veshjeve, e cila, se fundmi, ia ka drejtuar nje te tille qeverise, me argumentin "per te siguruar mbijetesen e ketij biznesi ne kushtet shume te veshtira te krizes dhe te mungeses ne rritje te likuiditetit, mungeses se kreditimit, mungeses se porosive dhe kontratave te reja dhe tkurrjes se frikshme te investimeve ne kete sektor". Ky institucion jep madje edhe shifra konkrete te mbylljes se bizneseve qe operojne ne kete fushe. Saktesisht, jane me shume se 50 ndermarrje te tilla, sidomos ne Korce, Gjirokaster, Vlore, Devoll, Pogradec, por edhe ne qytete te tjera. Sikunder, Dhoma Kombetare e Prodhuesve te Veshjeve, ben me dije edhe shifren tjeter, se jane me shume se 50% e te punesuarve ne kete sektor, aktualisht e pa pune, ose e punesuar me kohe te pjesshme. Tregues keta qe duken te jene shqetesues, po te mendosh se pikerisht ky sektor, ka pasur rreth 100 mije te punesuar ne total, ne rang vendi, e ndersa figuronin rreth 400 ndermarrje te tilla (veshje por edhe kepuce se bashku). Sipas fasonisteve, shkaku i falimentimit te tyre po vjen pikerisht nga "mungesa e tejzgjatur e kontratave te perhershme me shtetet kontraktore, por edhe mungesa shqetesuese e kapitaleve likuide per shkak te mosrespektimit te afateve kontraktuale te pageses per pune e kryer nga kontraktoret e huaj". Nga ana tjeter, keta biznese ngrene gjithashtu problematiken se vazhdojne qe te kryejne pagesen e detyrimeve te takses se punes, per te gjithe numrin e punetoreve te kontraktuar, pavaresisht pjesemarrjes se tyre ne pune, e cila, sic cituam me lart, ka ardhur ne reduktim gjate viteve periudhave te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›