PD-LSI: Heqja e imunitetit më 6 gusht, shans për statusin Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka shfrytezuar serish foltoren e mbledhjes se grupit te PD-se per t'i bere thirrje opozites dhe kryetarit te saj, Rama, qe te votojne nismen e heqjen e imunitetit me 6 gusht. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka deklaruar se ka qene PD-ja, ajo qe ka bere leshime per heqjen e imunitetit, nderkohe qe kryetari i PS-se kerkon te beje pazare. "Dua te garantoj qytetaret se leshimi qe ne kemi bere per ta hequr apo kufizuar imunitetin nepermjet ndryshimeve kushtetuese, eshte bere me qellimin e vetem qe te mund te arrinim ne nje dakordesi me PS-ne", - eshte shprehur Kryeministri. Sipas Kryeministrit, Rama heziton ta votoje heqjen e imunitetit, sepse nuk e lene interesat e ngushte te kupoles se partise. "Rama mban peng imunitetin per shkak te nje kupole te ngushte, tre-kater vete, ne PS, te cilet, duke e ditur qarte se me kete kurs ajo parti i largohet horizontit te pushtetit me shpejtesi te madhe, duan ta diktojne marrjen e pushtetit nga pakica, nepermjet Kushtetutes se pakices bllokuese. Kjo praktike eshte absolutisht e papranueshme", - u shpreh kreu i mazhorances. Me tej, Berisha ka theksuar faktin se Rama e lidh heqjen e imunitetit me pazare per drejtesine. Kryeministri ka nenvizuar se heqja e imunitetit lehteson hetimin per korrupsionit, por per Ramen kjo nuk ka rendesi, sepse ne kuadrin e pazareve Rama kerkon te shkembeje zgjedhjen e krereve te institucioneve te drejtesise. Berisha tha se Rama kerkon qe te zgjedhe krere te institucioneve me mekanizmin e Avokatit te Popullit, cka do te thote ose zgjedhje e tyre ne zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucioneve pa koke. Per Berishen, kjo eshte Kushtetuta e sundimit te pakices dhe ne rast se mazhoranca do ta bente kete hap, kerkesa tjeter e zotit Rama do te ishte kryeministri te zgjidhet me 84 vota. Kjo, sepse standardi i tij eshte sundimi i pakices. Berisha i ka bere dhe njehere thirrje kryetarit te PS-se, Rama, qe te perfille interesat e qytetarit shqiptar, te lere menjane pazaret, te studioje qartesisht tere ecurine e dialogut politik ne keto vite. Me pas, Kryeministri eshte ndalur tek seanca e dites se shtune ku u diskutua gjate per heqjen e imunitetit. Berisha tha se seanca ishte nje shkolle e vertete, nje leksion i shkelqyer doktrinar per imunitetin. Ne kete seance, tha Kryeministri, doli e qarte si drita e diellit se drafti i paraqitur nga deputetet e PD eshte autentik, eshte besnik i draftit te hartuar bazuar ne ekspertizen e eksperteve nderkombetare dhe u konfirmua ne menyre te perseritur se ky draft perben standardet nder me te avancuarat e kohes. Duke u ndalur tek pretendimi i opozites se me heqjen e imunitetit, zyrtaret jane te pambrojtur, Kryeministri eshte shprehur se, "nuk behet kurre fjale, per te mos mbrojtur zyrtaret per funksionin e tyre, por behet fjale per te parandaluar e mos lejuar perdorimin e pushtetit per pasurimin e tyre te paligjshem, ne kurriz te taksapaguesve, ne kurriz te te papuneve, te te semureve, te pensionisteve dhe femijeve te ketij vendi".
PD ka ndermarre iniciativen per heqjen e imunitetit qe ne 2003
Partia Demokratike ka ndermarre nismen per heqjen e imunitetit qe ne vitin 2003 kur ishte ne opozite. Nisme, e cila nuk u pranua nga PS-se ne ate kohe ne pushtet, me pas e ka perseritur kerkesen ne vitin 2005 kur erdhi ne pushtet dhe e zyrtarizoi kerkesen ne 2009, por serish PS-ja kete here ne opozite nuk pranoi te votonte draftin, duke u shprehur se duhet te beheshin ndryshime ne Kushtetute. Sipas PD-se, ajo ka kerkuar qe ky ndryshim te behej qe ne vitin 2008 kur PD dhe PS rane dakord per ndryshimin e Kushtetutes, por, serish, opozita nuk pranoi. Tani me riperseritjen e kerkeses se PS se duhet te behen ndryshime ne Kushtetute per te hequr imunitetin, PD ka pranuar te realizohet nje nisme e tille, por eshte PS-ja qe nuk po jep konsensusin per ate qe vete ka deklaruar disa dite me pare.