Fat apo ndergjegje e semure meshkujt shqiptare te varur nga bastet sportive

Bastet shkaktojne renien e ekonomise familjare kjo i con bashkeshortet drejt dhunes e me pas drejt divorcit...
Lojerat e fatit ne thelbin e tyre nuk jane nje sjellje sportive e caktuar ose veprimtari sportive por me teper jane pjese e pasionit per te fituar dhe per te provuar veten. Kjo gje aplikohet nga shume individe te cilet kane nje mekanizem te ngarkuar psikologjik jane persona te ndikuar ndaj marredhenieve shoqerore te varur ndaj objekteve ngjarjeve si dhe pasioneve te kesaj natyre sic jane bastet sportive droga duhani alkooli etj. Kjo situate eshte kthyer ne nje problem te komplikuar per shoqerine shqiptare. Jane shume familje shqiptare qe pervec gjendjes se veshtire ekonomike familjare iu duhet te perballen edhe me moden e re te basteve sportive apo lojerave te tjera te fatit. Nuk eshte e thjeshte per nje familje qe te perballet me krizen e madhe boterore qe ka prekur pothuajse gjithe boten. Te dhenat e pikave te basteve ne kryeqytet dhe ne rrethe deshmojne qarte per nje rritje te konsiderueshme te lojtareve. Sasia e lekeve qe gjinia mashkullore kryesisht le neper keto baste sportive varion ne shifra te ndryshme. Vlera maksimale shkon ne 5 milione dhe me e vogla 1 mije leke te vjetra. Komuniteti femeror kryesisht eshte shume i shqetesuar per kete fenomen qe jo se ka munguar me pare por kohet e fundit ka pesuar nje rritje te konsiderueshme.
Personat e prekur
Ja se si shprehet Marjeta 28 vjece per bashkeshortin e saj Jam e stresuar gjate gjithe kohes. Kur e shoh Ardin bashkeshortin qe e con televizionin tek teleteksti dhe tek ndeshjet me vjen ta vras. Ai eshte kthyer ne nje problem serioz per familjen tone. E kam falur vazhdimisht per gafat qe ka bere por ai vazhdonhellip vazhdon nuk di dhe sa do ta duroj. Me mban nje shprese gjalle se do te ndryshoje se po nuk e beri ne do te na marre lumi. Akoma nuk kemi nje femije po kur ta kemi cdo te bejme Si kjo grua ka edhe shume te tjera ka bashkeshorte qe vuajne stresin per burrat ka nena qe shqetesohen per djemte etj.
Protagonistet
Duke e pare edhe anen tjeter gjinia mashkullore qe i aplikon keto lojera fati nuk ndan te njejtin mendim me palen tjeter. Ja se cfare thote Aleksi 48 vjec babai i tre femijeve banues ne nje qytet te vogel te vendit Dikur kam pasur gjithcka... te gjithe me vleresonin. Tashme me duket vetja i dobet. Me shqeteson fakti qe nuk po fitoj me dhe kam humbur shume gjera por une pa i fituar edhe nje here keto qe kam lene nuk me del shpirti. Pastaj ceshte e verteta nuk kam dale dhe aq keq... edhe kam fituar. Jam i sigurt se do te dal me mire keto kohe. Gruaja le te shikoje drejtimin e vet te punoje te mbaje veten une nuk i kam kerkuar gje asaj. Eh e di qe ka pothuajse nje vit qe une nuk jap me leke ne shtepihellip ajo po i mban femijet. Por ama edhe une i kam mbajtur me pare. Kjo gje tregon qarte se keto lojera i bejne baballaret te heqin dore edhe nga detyrimet e tyre qe kane ne jete per te mbajtur femijet apo familjen.
Psikologjia e nje bastexhiu
Se cfare ndodh me psikologjine e nje personi te varur nga lojerat e fatit per gazeten standard ka folur psikologu dhe profesori i Fakultetit te Shkencave Sociale z. Edmond Dragoti. Sipas Dragotit nje personalitet i paplotesuar dhe me lekundje bie pre e ketyre pasioneve. Ne krahasim me sjelljet e tjera sportive kur iu referohemi basteve sportive individi ka nje pasiguri per veten kryesisht per vlerat dhe personalitetin aktual te tij dhe zhvillon tek vetja nevojen per te konfirmuar dhe per te matur unin e tij personal. Ne kete proces ai eshte shume i motivuar qe te krijoje imazhin e sigurise ne vetvete. Pergjithesisht ai futet ne loje ose ne bast ne bixhoz me imazhin e sigurise per te fituar. Pavaresisht se humbet vazhdimisht ose fiton ndonjehere ai perseri e justifikon kete me deshiren per te fituar dhe ky mekanizem imagjinar ne vetvete eshte pjese e fantazise tij kryesisht por e perzier edhe me pasionin per te fituar tregon ne nje fare menyre nje ndjenje padurimi per te fituar ne jete por eshte edhe pjese e kultures parazitare ose pamundesise per tu perballur me nevojat dhe punen ne pergjithesi. Kur personi rritet ne nje kulture parazitare ose dembele kultivon tek vetja gjendjen pasive me realitetin si me thene nuk eshte ai qe merr persiper te punoje pavaresisht se cfare pune ne menyre qe te marre persiper te nxjerre te mira materiale ose financiare nga kjo pune. Po keshtu psikologu nenvizon Ne pasigurine qe kemi per te ardhmen tone ne kerkojme rruge te shkurtra per te fituar sa me shume per kete gjejme mjedise apo mekanizma qe na japin edhe kenaqesi emocionale sic jane lojerat e fatit te cilat duke qene pjese e bixhozit mbartin ne vetvete nje risk qe fillon me deshire dhe me qejf dhe vazhdon me nje varesi te vazhdueshme psikologjike qe krijohet ndaj saj.
Varesia psikologjike
Varesia psikologjike eshte gjithmone e rrezikshme pavaresisht se eshte ndaj bixhozit alkoolit droges apo ndaj te dashurit. Varesia psikologjike eshte nje lloj pasioni emocional ndaj objektit njeriut ngjarjes qe eshte shume e veshtire per tu nderprere. Shoqerimi qe krijohet midis objektit perkates dhe nevojes tone na ben qe ne vazhdimisht te ndiejme mungesen e dickaje ne organizem ne psikologji. Per ta rivendosur kete marredhenie apo ekuiliber ne kerkojme vazhdimisht te luajme bixhoz pavaresisht se humbasim. Pra kjo eshte nje mungese e vazhdueshme qe krijon pasionin per tu lidhur me te dhe eshte shume e veshtire ta nderpresesh ate pavaresisht ndikimi i marredhenies shoqerore apo niveli i inteligjences i cili mund te jete nivel i larte nuk mundet ta nderprese kete varesi psikologjike. Lidhja me bixhozin eshte me e rrezikshme se lidhja me varesite e tjera qe permenda me larte pasi kjo lidhje mbart ne vetvete pasionin per te fituar. Ky pasion qe ne thelb eshte nje instinkt i brendshem kur zhvillohet ne nivele te tilla eshte i pamundur qe te nderpritet.
Pse eshte rritur numri i personave qe luajne baste
Se pari krizat gjithmone krijojne boshlleqe ne jeten e cdo individi. Krizat e medha ekonomike sjellin papunesi dhe pakesojne shume alternativat per te mbijetuar sic jane alternativat e punes biznesit apo te te ardhurave qe krijohen nga aktiviteti ligjor dhe per kete arsye duke u pakesuar keto lloj mundesish dhe hapesirash mbijetese i referohemi edhe rrugeve te rrezikshme sic jane bastet. Prandaj ne raste krizash keto shtohen shume. Nga ana tjeter lojerat e fatit jane nje biznes per ato qe i menaxhojne nje biznes i madh dhe shume fitimprures ne keto lloj krizash biznesmenet qe pasurohen me shume jane biznesmenet e bixhozit.
Si ndikojne tek familja
Familja si njesi baze e shoqerise ndikohet me shume nga aktiviteti i bixhozit apo i bastit sportive sepse ato qe preken me shume jane te ardhurat familjare dhe marredhenia familjaret. Marredheniet familjare preken ne te dyja nivelet edhe ato bashkeshortore edhe ato me femijet. Mungesa e te ardhurave ne kete rast sjell abuzim ne familje me raste edhe dhune gjithashtu shume cifte shkojne drejt divorcit per kete arsye.
Sa respektohet ligji
Ligji nr. 10 033 date 11.12. 2008 per Lojerat e Fatit i ndryshuar me 2009-n dhe 2010-n parashikon qe ne ambientet e lojerave te fatit te kete tabela ku te tregohet roli negativ i ketyre lojerave. Kjo gje eshte e realizuar ne disa pika te ketyre lojerave ne Tirane por ne rrethe as qe figuron. Po keshtu ligji ne fjale parashikon qe ne ambientet e basteve apo kazinove nuk duhet te lejohen te luajne individe qe jane nen 18 vjec. Edhe kjo gje nuk zbatohet perkundrazi personat e punesuar kane filluar te luajne edhe rolin e fallxhorit. Megjithese kjo gje ndodh para syve tone cdo dite organet pergjegjese nuk bejne asgje. Perpiqen qe ti bejne sa me shume reklame objektit ne te cilen punojne. Pavaresisht gjithe ketyre gjerave eshte vete individi ai qe vendos per veten e vet.
Vendndodhja
Godinat e Lojerave te Fatit nuk lejohen qe te ndertohen prane institucioneve publike si shkollave spitaleve apo dhe administrative te tjera publike kjo gje eshte e parashikuar ne ligj. Megjithekete ne kryeqytet mund te shohim vazhdimisht pika bastesh kazino apo lloje te tjera lojerash prane shkollave apo dhe institucioneve te tjera. Shembuj te tille mund te gjesh sa te duash ne kryeqytet po keshtu edhe neper rrethe. Lokale te shumta te kthyera ne baste sportive ndodhen shume prane shkollave apo dhe institucioneve te tjera.
Mashtrimet
Shqiptaret pervecse rrezikojne te ardhurat e tyre per te fituar ndonje kacidhe u duhet te perballen edhe me padrejtesine e pronareve te kazinove apo lojerave te tjera te fatit. Afro tri dite me pare policia arrestoi dy persona pasi ata ishin duke sjelle ne Shqiperi pajisje te jashteligjshme. Pajisje qe nuk nxirrnin asnjehere fitues klientin por vetem pronarin e kazinose. Gjate operacionit per kete arsye policia arrestoi dy persona dhe sekuestroi disa pajisje elektronike qe perdoreshin per te kryer mashtrimin. Objektet e sekuestruara
Kase per makineri lojerash fati 1 cope makineri lojerash fati me dy ekrane 2 cope kasa metalike te reja 7cope makineri lojerash fati Luck Kazino 1 cope makineri lojerash fati 3 cope makineri lojerash fati te vogla 9 cope kasa metalike llamarine 10 cope korniza ekranesh llamarine 15 cope qarqe elektronike 15 cope xhama pecikllasi 18 cope butona 40 cope ekrane kompjuterash 3 cope tela shume fijesh 3 lidhje paketa elektronike 5 cope bobina 6 cope makineri lojerash fati me mbishkrimin Top Secret 1 cope.