Hollande, rrezohet avioni me 135 pasagjere ne bord

Amsterdam, 25 shkurt, 11:18, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin më të madh të Hollandës, atë të Amsterdamit.
Një avion i linjës Turkish-Airlines, i cili kishte në bordin e tij 135 pasagjerë është rrëzuar në këtë hapësirë aeroportuale.
Ai ishte nisur nga Stambolli dhe ishte duke u ulur në pistën e mbërritjes, por një defekt i mundshëm ka shkaktuar katastrofën.Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, referuar agjencive holandeze, avioni është ndarë në tre pjesë dhe goditja ka qenë shumë e madhe.
Forcat e policisë janë aty dhe po konstatojnë numrin e personave të dëmtuar. Ende nuk ka prej tyre informacione mbi gjendjen e tyre dhe sa janë plagosur apo mund të kenë humbur jetën
n.e/NOA