Fate Velaj: Debat i provokuar nga Egin Ceka, jo incident
Të tjera rreth shkrimit VD/ Velaj: Të analizosh një pikë uji në një gotë PD kërkesë në Kuvend: Rama të hetohet Letër e hapur e Neritan Cekës drejtuar Ramës Austriakët: aktivitetime Edi Ramën përfundoi qetësisht Incidenti në Vjenë, Ceka: Rama më preku te shpatullat
TIRANE - Në një intervistë telefonike për TVA1 REPORT! Fate Velaj organizatori i aktivitetit të Akademinë diplomatike të Vjenës, më 25 prill, flet tepër i indinjuar mbi atë çfarë është raportuar në mediat shqiptare dhe quajtur nga mazhoranca si dhunë shtazore që kreu i PS-së ka ushtruar ndaj Egin Cekës, djalit të ambasadorit të Italisë Neritan Ceka.
“Kjo është si të analizosh një pikë uji nga një gotë e madhe sic ishte aktiviteti në Vjenë. Fakti që Akademia Diplomatike në Vjenë dha një deklaratë që aktiviteti u zhvillua paqësisht dhe ne nuk dimë çfarë ka ndodhur është fakti më i mirë. Kjo Akademi nuk është prodhim i rastësisë, ajo është krijuar që në 1754, nuk është krijuar për të marrë ca lekë, ajo është më e vjetra në botë. Ata nuk panë ekses, si mund të sqarohet që nuk ishte ekses. Më vjen keq sepse kam zhvilluar aktivitete në Bruksel, e shumë qytete të tjera të botës, por të degjenerojë një aktivitet i nivelit të lartë në këtë mënyrë ju qofshi”- thotë Fate Velaj gjatë intervistës telefonike për gazetarin Andi Kapxhiu për TVA1 REPORT.
Në të gjithë fjalën e tij Fate Velaj shpreh hapur indinjatën dhe keqardhjen me mënyrën si po interpretohet nga ministria e Jashtme dhe mazhorancë një bashkëbisedim që ai e quan "jashtë kontureve të dialogut dhe jo një keqtrajtim shtazarak" dhe thotë se po kërkohet të fshihet vizita e suksesshme që Rama pati në Vjenë.
“Në orën 12:00 kishte një drekë pune me Zannier, në 15:00 një takim me Presidentin e Repuiblikës i cili nga 30 minuta zgjati 60 minuta, më pas me ministrin e Punës dhe ministrin e Financave. Në aktivitet ishin drejtorë të Akademisë Diplomatike të Austrisë që është më e vjetra në botë, përshëndetën personalitete të larta dhe e gjithë kjo të kalohet mënjanë dhe të merret, me një që është incident është më absurdja. Nuk mundet që gjithë këtë angazhim të Ramës në Vjenë të kalohet tek i ashtuquajturi incident, për mendimin tim nuk ka qenë incident por bashkëbisedim jashtë kontureve të dialogut asnjë nuk mban përgjegjësi për çfarë ndodhi pas dialogut që ishte dy orë"
FATE VELAJ: ISHTE DEBAT I PROVOKUAR NGA EGIN CEKA, JO INCIDENT
"Nuk mund ta lejoja Edi Ramën që të fliste keq për popullin tim, por tha gjërat që çdo ditë i thonë në debate politikanët shqiptarë. Zoti Ceka e kishte shansin e madh, nëse ndihej i ofenduar në emër të diplomacisë të diskutonte e të thoshte nuk jam dakord. Në moment kur thashë faleminderit dhe kur njerëzit po prisnin të falenderonin e të dilnin në fotografi me Edi Ramën, vjen Ceka, e kap në cep dhe i thotë: Ça keni me mua, çfarë keni që komentoni për mua në deklarata e intervista dhe me fjalë ofendimi që e dëgjova unë e dëgjuan të tjerët. Çdo gjë ka qenë debat dhe jo u maltratua në mënyrë shtazarake” - sqaron Fate Velaj
Redaksia Online
(s.g./shqiptarja.com)