Misteri i helikopterit mbi vilën e Topit/ Brenda ishin katër civilë pa leje. Gjenerali: Të pezullohet komandanti
Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Dhori Spirollari ka urdhëruar pezullimin e Sokol Çunajt, komandant i bazës ajrore të Farkës, pasi në shkelje të ligjit ka ngritur helikopterin AB-205 në fluturim. Brenda në bordin e helikopterit kanë qenë katër civilë, pa leje përkatëse.
Siç raporton GSH, helikopteri ka fluturuar për në Lezhë dhe më pas në kthim ka fluturuar në një lartësi shumë të ulët mbi vilën e ish- presidentit Bamir Topi, që konsiderohet një objekt i rëndësisë së veçantë.
Por edhe pse Çunaj është urdhëruar për pezullim, ai vazhdon punën. Mister mbetet misioni i helikopterit atë ditë, pasi për 12 minuta ata kanë ndërprerë çdo komunikim, në kundërshtim me rregulloren e fluturimit. Po ashtu nuk dihet se kush ishin katër civilët në bord dhe çfarë bënin./ep