Fati i Fatmirës
Romani i kritikut Oliviero La Stella, përralla e jetës së një vajze shqiptare në Italinë e errët
“Sajmir”, titullohej filmi i Francesco Munzit që ndiqte jetën e një adoleshenti shqiptar në Itali, i ngasur nga krimi, gati i destinuar për të përfunduar përgjithmonë në llum, por me një çast force që do ta ngrinte lart e do ta bënte të denjë për emrin që kishte. Fatmira, shkurt Mira, quhet vajza nga Elbasani protagoniste e librit të porsadalë nga Fazi Editore
shkruar nga kritiku i faqeve kulturore të gazetës “Il Messaggero” Oliviero La Stella, prej vitesh i apasionuar pas kulturës shqiptare e me këtë libër, edhe i jetës së tyre në Italinë e shekullit të ri. Fatmira, pra. Nomen omen? Aspak. Fatit nuk mundet t’i shmanget dhe as nuk dihet si t’i shmanget. I fejuari e ka sjellë Mirën prostitutë në Romë, ku ajo çdo mbrëmje bëhet Jenny, me këngët e Laura Pausinit që i buçasin në kokë, dhe që janë ushqimi i fuqishëm shpirtëror për të, dhe ndërtojnë një ëndërr me sy hapur. Jo shumë metra larg vendit ku protektori i saj vendos takimet e saj, ndodhet një tjetër shoqe rruge, Mobil Land, hipermarketi i mobiljeve. Tetë mijë metër katrorë kapanon, tashmë relikte edhe fizike e ndërmarrjes fatlume dhe të egër të Auro Baciocchi, ish monark absolut me një fundmelankolik të mbretërisë të tij, të drejtuar me strategji sipërmarrëse të viteve
‘80.
Duken si dy botë që nuk do të takohen kurrë, Mira jeton punën e saj me fatalitet, e di se nuk mund ta braktisë, por gjithmonë shpreson në një shpëtim. Në diçka që të ndryshojë jetën e saj. Dhe jeta i ndryshon vërtet kur për shkak të një aksidenti bajat protektori vdes dhe ajo duhet të jetojë me zanatin vjetër në një klub erotik dhe me një zanat të ri si badante, duke refuzuar hyrjen në një rrjet më të gjerë prostitutash dhe të bëhej e besuara e policisë. Dhe e ndryshon vërtet sepse bëhet protagoniste e një konkursi bukurie "të varfra e të bukura" që drejtori i një televizioni privat teleshitjesh dhe chat line shpiku për të rihedhur në treg Mobil Land: përfundimi është që vajza fituese të adoptohet nga Baciocchi. “Përralla e bukur” nuk mbaron me adoptimin por mbaron sidoqoftë
me një “happy end” edhe pse problematik.
Mira megjithatë fillon shpëtimin, edhe mobiljeri shpërblehet me një dhuratë që i jepet si surprizë; edhe normaliteti profesional i fallxhoreve e magjistareve i duket Giannit më i pranueshëm, drejtorit që ka ideuar konkursin, protagonist i lidhjes së tretë mirorganizuar të ngjarjes. Kështu “historia e prostitutës që ka në fund të shpirtit një pastërti që e bën fisnike dhe krenare me gjithë 20 burra për natë” (Dacia Maraini në parathënie), historia e mobiljerit në rënie në kërkim të rastit të fundit, ajo e drejtorit televiziv që jep e merr me
hallet e zanatit, duken të shkrira me nuanca melankolie. Një tonalitet sentimental për një shkrim të thjeshtë dhe thelbësor të La Stellës, që zbut ndjenjën e katastrofës dhe falimentimit drejt të cilës tri jetët e personazheve ishin duke u gremisur. Një shpresë
e vogël jo buoniste, por e rrënjosur në veprime, në sjellje, në surprizat e ekzistencës. Syri i kujdesshëm dhe i mëshirshëm, nganjëherë ironik, vishet me një pyetje etike, një ngrohtësi e dhënë pa dallim, një empati të matur me aventurat e personazheve të tij, Auro, Gianni, e Mira, me shkëmbimin e vazhdueshëm të ndjenjave, të dashurive, të gjendjeve shpirtërore, të të parit të botës.