E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Pinarit, në Gjykatë të Lartë

 

TIRANË- Gjykata e Tiranës “heq” përgjegjësinë e shqyrtimit të kërkesë -padisë për kundërshtimin e kontrollit dhe sekuestrimit të dokumenteve nga ana e prokurorisë në zyrën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari. Sipas vendimit të djeshëm, Gjykata e Shkallës së Parë nuk është kompetente për gjykimin e kësaj kërkesë- padie, ndaj edhe duhet t’i kalojë Gjykatës së Lartë. Sipas kërkesë padisë së Pinarit, kontrolli i ambienteve të zyrës dhe sekuestrimi i një sërë dokumentesh është bërë në mënyrë të kundraligjshme, pasi të gjitha këto veprime janë kryer pa prezencën e avokatit ose vetë të arrestuarit Pinari. Për këtë shkak, avokati Ardian Leka kërkoi me anë të kësaj kërkesë- padie që togat e zeza t’i cilësojnë këto veprime dhe sekuestrime të paligjshme dhe të pabazuara në Kodin e Procedurës Penale. Sipas kërkesë padisë së firmosur nga ish-drejtori Pinari, të gjitha urdhrat e sekuestrimit të dokumenteve që janë gjetur dhe marrë në ish-zyrën e tijgjatë kontrollit ambiental, të kryer me vendimin e gjykatës të datës 29 mars të këtij viti nga prokurori Etjen Kapo janë të paligjshme. F.Vezaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›