Rrëzimi i avionit presidencial, Polonia akuzon Rusinë

Komisioni Hetimor në Poloni publikoi sot raportin e shumë pritur në lidhje me aksidentin ajror të avionit presidencial në prill të vitit 2010, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczynski dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të qeverisë polake. Komisioni i Qeverisë polake doli në përfundimin se pajisjet e gabuara dhe komunikimi i dobët i stafit të Rusisë në tokë, kanë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit. Kreu i Komisionit, kolonel Robert Benedikti, tha para gazetarëve se sistemi i ndriçimit në aeroportin rus të Smolenskut ka qenë i dobët dhe se rusët i kanë dhënë urdhër të gabuar ekuipazhit. Presidenti Lech Kaczynski, gruaja e tij, Maria, dhe dhjetëra zyrtarë polakë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar. Një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
Më parë, një raport i shtetit rus kishte theksuar gabimin e kontrollorëve polakë si arsye të vetme të fatkeqësisë, çfarë kishte shkaktuar zemërim në Poloni.
96 persona mbetën të vdekur kur aeroplani u rrëzua gjatë përpjekjeve për të ateruar në aeroportin Smolensk në Rusi.