Fati i pikturave te Mios ende mister

Nuk dihet ende fati i pikturave të Mios, por ish drejtori i Qendrës Kulturore u la i lirë.
Në përfundim të procesit i cili zgjati rreth 6 muaj, gjykata e Korçës vendosi që Vladimir Topi të mos qëndrojë ne qeli.
Ceshtja ne ngarkim te tij pushohet dhe në vlerësimin e gjykatës nuk duhet të kishte filluar ,pasi faktet në ngarkim të Topit ,konsiderohen të parashkruara.
Më herët, prokuroria kërkoi dënimin me 2 vjet burg të Topit.
Tashme pritet se çfarë do të sjellë procesi për të pandehurin tjetër të skandalit te zhdukjes se 54 pikturave ne galerinë “Guri Madhit”, 27 prej te cilave te artistit Vangjush Mio.
Ish përgjegjësi i galerisë Sotiraq Xega është i sëmurë dhe për gjykimi për te është pezulluar 3 muaj.
Vajza e piktorit të Popullit Vangjush Mio, Rozeta Mio ka mbetur e zhgënjyer nga ky vendim.
Shpresoja të dilte e vërteta, tha ajo, por ende zhdukja e pikturave të Mios mbetet një mister.