Fati i tre gjyqtarëve të Apelit në dorë të ministrit Alibeaj
Një ditë pas relacionit, Ministria bën publike rrugën ligjore që do të ndiqet. Tre gjyqtarët do të japin versionet e tyre për akuzat e KLD-së
Laureta Rryçi
Fati i tre gjyqtarëve që akuzohen për pafajësinë e Delijorgjit është në dorën e ministrit të Drejtësisë. Një ditë pas relacionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministria ka pohuar faktin për mbërritjen e relacionit. Në të njëjtën kohë, zëdhënësja për shtyp, Migena Demirxhi, ka shpjeguar se ministri e ka përcaktuar rrugën ligjore që do të ndjekë për këtë relacion. Pas kësaj deklarate reagimet kanë qenë të ndryshme. Një pjesë e konsiderojnë deklaratën si marrje në mbrojtje të gjyqtarëve nga ana e ministrit, ndërsa pjesa tjetër si lëshimin e fatit të gjyqtarëve në dorën e ministrit të Drejtësisë, që mbetet gjithsesi post politik.
Reagimi
Ministria e Drejtësisë do të paraqesë përpara KLD-së kërkesën për procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Gjykatës Apelit Ushtarak në Tiranë vetëm pasi të gjejë prova dhe të kryhet një procedim disiplinor i rregullt. Ky është reagimi i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me tre gjyqtarët, Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, të cilët me një vendim të dhjetorit 2007 “liruan” nga akuza e kontrabandës së hekurit në dëm të shtetit në vlerë 1.2 milionë dollarë Mihal Delijorgjin. Në një njoftim për shtyp dhënë sot nga zëdhënësja e kësaj Ministrie thuhet se për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Ushtarak në Tiranë do të nisë një procedim disiplinor i rregullt, “pavarësisht paragjykimeve dhe diskutimeve që e shoqërojnë këtë rast”.
Baza ligjore
Ministria konfirmon se në këtë institucion ka mbërritur relacioni i Këshillit të Lartë i Drejtësisë, i shoqëruar me dokumentet përkatëse. Nëpërmjet këtij relacioni, KLD-ja kërkoi që Ministria të vlerësojë për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë Shaqir Gradicën, Naum Pejon e Ylli Minkën. Duke qenë autoriteti që vendos për fillimin e procedimit disiplinor në KLD, Ministria e Drejtësisë deklaron se do të “mbajë në konsideratë të drejtën e gjyqtarëve për një procedim të rregullt disiplinor”. "Në kuadër të kësaj të drejte, - thuhet në njoftim, - dhe në zbatim të nenit 35 të Ligjit nr. 9877, si dhe të nenit 31 pika 7 të Ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, ministri i Drejtësisë do t’i informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga Inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të Inspektoratit të KLD-së". Vetëm pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri i Drejtësisë do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kërkesë e cila do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova.
Raporti i Inspektoratit të KLD-së
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i ka dërguar dje relacionin e Inspektoratit të këtij këshilli ministrit të Drejtësisë, me qëllim vlerësimin prej tij. Në relacion janë përfshirë tre emrat e gjyqtarëve të Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Shkaku për inicimin e një procedimi të mundshëm, sipas konkluzioneve të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhet me vlerësimin që do t’u bëhen shkeljeve të konstatuara gjatë kontrollit nga ky inspektorat në dosjen gjyqësore të të pandehurit Mihal Delijorgji. Sipas inspektorëve që janë marrë me këtë çështje, tre gjyqtarët kanë qenë në trupin gjykues dhe kanë gjykuar për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës çështjen penale ndaj të pandehurit Mihal Delijorgji. Ky i fundit në atë kohë akuzohej për kryerjen e veprave penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe asaj të “kontrabandës me mallra të tjera”. Akuza ndaj tij për veprën penale të “kontrabandës me mallra të tjera”, të kryer dy herë, është pranuar fillimisht nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës, e cila, me vendim të datës 28 dhjetor 2006, e ka dënuar të pandehurin Mihal Delijorgji me gjobë në shumën gjithsej 10 000 000 lekë, ndërsa e ka deklaruar atë të pafajshëm për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, me argumentin se “fakti nuk përbën vepër penale më vete”. Pjesë e vendimmarrjes ka qenë edhe pranimi i padisë civile të ngritur në proces penal nga Dega e Doganës Durrës ndaj shoqërisë tregtare “Përparimi” sh.a., e cila është detyruar nga gjykata t’i paguajë shtetit, pra Degës së Doganës Durrës, dëmin e shkaktuar në shumën prej 122 668 851 lekë. Situata ka ndryshuar një vit më pas, mbi ankimin e të pandehurit dhe të avokatit të tij në Gjykatën e Shkallës së Dytë, ku me vendimin e dhënë nga tre gjyqtarët ushtarakë, për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës, ndaj të pandehurit Delijorgji, ka rënë edhe akuza e dytë e ngritur nga Prokuroria. Sipas vendimit të datës 17 dhjetor 2007, është prishur vendimi i Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës mbi deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit për veprën penale të “kontrabandës me mallra të tjera”, duke u vendosur pushimin e çështjes, pasi nuk provohen elementët e veprës penale. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Apelit është shprehur edhe për “rrëzimin e padisë civile në procesin penal”. Çështja aktualisht i është adresuar Gjykatës së Lartë mbi rekursin e organit të Prokurorisë, Avokaturës së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave mbi padinë civile të rrëzuar.
Tre shkeljet e gjyqtarëve sipas inspektimit
Nga inspektimi i kryer mbi këtë procedim penal nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është konkluduar mbi shkelje të mundshme të ligjit procedural penal të kryer nga gjyqtarët e trupit gjykues, Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo, dhe si të tilla janë evidentuar:
1. Marrja në shqyrtim e padisë civile pa pasur ankim prej palës së paditur në procesin penal.
2. Përfshirja në dosje gjyqësore të disa provave të pretenduara nga avokati mbrojtës, pa marrë vendim të ndërmjetëm për përsëritjen tërësisht apo pjesërisht të hetimit gjyqësor, pra në kundërshtim me nenin 427/1 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Gjykata e Apelit nuk duhet të ishte shprehur për padinë civile në procesin penal, pavarësisht nëse kishim ankim apo jo, në respektim të nenit 68/2, të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit “Kur jepet vendim pafajësie për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar”.
Kompetencat e ministrit të Drejtësisë për masa ndëshkuese
Ministri i Drejtësisë, në zbatim të nenit 34 të Ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, është autoriteti që vendos fillimin e procedimit disiplinor në KLD.
Në ushtrimin e kësaj kompetence, ministri i Drejtësisë mban në konsideratë të drejtën e gjyqtarëve për një procedim të rregullt disiplinor.
Sipas nenit 35 të Ligjit nr. 9877, si dhe të nenit 31 pika 7 të Ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001, ministri i Drejtësisë do t’i informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të Inspektoratit të KLD-së.
Pas këtij vlerësimi, si dhe në respektim të të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri i Drejtësisë do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
28 Qershor 2008