E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatimja



Mbledh kapteri ushtarët një mëngjes për t’u kërkuar llogari pasi ishin hapur fjalë kohët e fundit se në repartin e tij disiplina mungonte dhe kryeshin edhe akte jo fort të këndshme moralisht. Në rresht mungonin katër ushtarë.
-Ku janë katër ushtarët? –bërtet kapteri.
-Ja tani po vijnë. –përgjigjet dikush nga ushtarët e pranishëm.
Vjen ushtari i parë më vrap dhe hyn në radhë.
-Ku ishte ti, pse me vonesë? –e pyet kapteri.
-Më fal shef, po ashtu e kasha hallin dhe sa mbarova një shërbim të vogël me Fatimen.
-Ore ti, ç’janë këto që thua, do disiplinoheni me të mirë a me të keq ju?
Vjen ushtari i dytë dhe shefi e pyet:
-Po ti ku ishte?
-Më fal shef, ti e kupton, burra jemi dhe kemi ca nevoja. Isha te Fatimja...
-Po ti ku ishe? - pyet shefi ushtarin e tretë që kishte ardhur ndërkohë bashkë me të katërtin.
-Edhe unë te Fatimja shef...
I nervozuar në kulm, kapteri i drejtohet ushtarit të katërt:
-Hë, edhe ti te Fatimja ishe?
-Jo shef, Fatimja jam unë...

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›