E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyshja e ndan nga Cameron Diaz, tani e marton me Jessica Biel



Sadie Bomar, gjyshja e Justin Timberlake po bën gjithçka mundet që të shtyjë drejt altarit nipin e saj dhe të dashurën e tij. Pasi ka “minuar” lidhjen e Timberlake me Cameron Diaz, tashmë gjyshja Sadie, mbështet fuqishëm kandidaten e tij të ardhshme për nuse, Jessica Biel. Madje thuhet se ajo e ka përgatitur ceremoninë për evenimentin në fjalë në shtëpinë e tyre në Tennessee. Por gjyshja nuk mund të dijë se Jus dhe Jes mendojnë të argëtohen dhe të zbaviten me lojëra romantike e erotike buzë detit. Duke u bazuar mbi disa burime pranë çiftit, prej muajsh mësojmë se Timberlake nuk mendon gjë tjetër veçse për “lulet e portokallit, pas pasur idenë më të vogël se çfarë i ka përgatitur gjyshja dhe familja, të cilët duan që ta shohin atë të martuar dhe me një familje të rregullt. “Sapo Justin foli për martesë familja ka nisur përgatitjet, -tregon një nga miqtë e Timberlake, -por nuk besoj se ai është në dijeni mbi gjithë këto zhvillime.” E vetmja gjë e sigurt që mund të thuhet në këtë mes është se këngëtari i njohur e ka kaluar muajin e kaluar duke biseduar me miqtë dhe duke ju kërkuar atyre mendim mbi diamantin më të mirë që mund të zgjidhte për t’ia dhuruar nuses së tij të ardhshme. Ndërkaq, në shtëpinë e këngëtarit në Tennessee, gjyshja Sadie mezi pret çastin që të kthehet i nipi bashkë me të fejuarën e tij, Jessica. Aktorja duket se e ka bërë për vete gjyshen e këngëtarit, e cila në të kaluarën kishte vendosur veton për të mos futur në familje një dive si biondja Cameron Diaz, që u gjykua nga plaka si e papërshtatshme për të nipin dhe familjen.
Për Jessica Biel gjyshja e Timberlake është shprehur: “Ata janë në një moshë dhe Biel është e ëmbël dhe nuk shfaqet posesive. Dëshiroj me zemër, që t’i shoh të lumtur sëbashku.” Nëse çifti tashmë po këmben me njëri-tjetrin unazat e fejesës dhe nuk do që të bëjë bujë duhet të zgjohet nga gjumi, pasi sapo të kthehen në shtëpinë e tyre i pret ceremonia e organizuar nga gjyshja Sadie, e cila duket më e vendsosur se kurrë për ta çuar deri në fund “misionin”.

Historia

Anna Falchi sërish e dashuruar

Është momenti i rilindjes për Ana Falchi-n. Puthje të nxehta dhe pasion duken mes saj dhe Dennis Montesi-t, një djalë që vjen nga një familje e ngritur romane, që merret me tregtinë e makinave dhe që pëlqen të shëtisë me “Ferrari”. Falchi e shtrëngon krenare dhe me dashuri “flakën e saj të re” që i ka ndezur zemrën dhe nuk heziton të shfaqet para aparatëve e fotokamerave. Çifti është kapur në aeroportin e Riminit duke u ledhatuar dhe duke u puthur.
Ajo ishte e veshur me një T-shirt të bardhë dhe pantallona lino, ndërsa ai me xhinse dhe bluzë jeshile. Të dy përqafohen dhe puthen në hyrje të aeroportit. Denny, siç e thërrasin miqtë, ka shoqëruar Anna Falchi-n për në shtëpinë e saj në Romë, pasi të dy bashkë kaluan disa ditë të lumtura mes pasionit të dashurisë, diellit dhe plazhit. Njerëzit që janë me afër aktores thonë me siguri se, i dashuri i ri Denny, e ka bërë që të rilindë Anën.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›