“My Space Tirana-Berlin” në Akademinë e Arteve
Një ekspozitë e veçantë me punime artistike në fotografi të dymbëdhjetë artistëve shqiptarë me temën “Hapësira” do të çelet ditën e martë më 22 korrik ’08 në Galerinë e Akademisë së Arteve në kreyqytet. Ekspozita e titulluar “My Space Tirana-Berlin” do të qëndrojë e çelur deri në datën 4 gusht, kohë brenda së cilës vizitorët, turistët dhe artdashësit vendas e të huaj mund tavizitojnë ekspozitën, e cila do të ndiqet nga hapja e një ekspozite të dytë me punime të artistëve gjermanë në Galerinë ZETA më datën 25 korrik. Ndërkaq, në nëntor të po këtij viti, të dyja ekspozitat do të jenë pjesë e Muajit të Fotografisë Europiane që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.
17 Korrik 2008