E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velez, ultimatum Gerit të “Spice Girls”: “Eja në SHBA”



I dashuri i ish-anëtares së grupit të famshëm Spice Girls, Geri Halliëell, ka kërkuar që ajo të zhvendoset në Los Angeles ose do të rrezikojë ta humbë atë përgjithonë. Geri, 35-vjeçare, nuk dëshiron që romanca e saj me kërcimtarin Ivan “Flipz” Velez të përfundojë dhe ka vendosur kështu të zhvendoset përgjithmonë nga Britania, në SHBA. “Ivan i ka thënë ultimatum. Ai vërtet e pëlqen Gerin dhe kohën që kanë kaluar së bashku, por ai dëshiron të jetë me të edhe më shumë. Ai ka kërkuar që ajo të zhvendoset në Los Angeles që të jetë me të”,-ka thënë një burim praën këngëtares.
Halliëell pëlqen më shume Britaninë sesa SHBA-të edhe për faktin se do të dëshironte që vajza e saj dy vjeçare të edukohej në vendin ku ka lindur. E vetmja arsye e transferimit të saj është romanca që ajo nuk do të marrë fund asnjëherë. “Geri u shokua nga kërkesa e të dashurit të saj. Por ajo e pëlqen shumë Ivanin dhe nëse do t’i duhet të kalojë më shumë kohë me të, do ta bëjë pa shumë kokëçarje”,- ka raportuar revista “Chine Daily”.

Arta Bajrami me videoklip të ri

Një videoklip i ri dhe shumë sensual ka pushtuar qytetin e Prishtinës në Kosovë me pankarta. Këngëtarja seksi Arta Bajrami, do të promovojë së shpejti klipin e rid he sipas mediave kosovare ajo pritet t’a bëjë këtë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete të tjera të Kosovës. Vitin e kaluar Arta prezantoi albumin e saj i cili pati një sukse të madhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Ndër bashkëpunëntorët e saj përmendim reperë si Loco me të cilin realizoi videoklipin me titull ”Asnjë milimetër” por edhe Speya ndërsa producenti i saj është vëllai Don Arbas i cili njihet për bashkëpunimet e tij me grupet më të famshme si “Tingulli 3nt”. Singëlli i fundit del në shitje nga produksioni “Chill Out”

Union: “Eddie Murphy puth shkëlqyeshëm”

Gabrielle Union, e cila aktron përkrah Eddie Murphyt në komedinë e re “Meet Dave”, ka zbuluar se aktori ishte përgatitur mirë për puthjen e tyre pasiononte para kamerave. “Eddie është puthës i shkëlqyeshëm. Ai pastron gojën me furçë dhe me pe. Kjo është gjithçka që mund të kërkoj”,-ka thënë Union. “Por unë isha e tmerrshme. Thashë: Ai do të mendojë se jam kaq budallaqe dhe veçanërisht në ditën që duhej ta puthja atë, isha shumë nervoze gjithë kohës”,- ka shtuar Union. Aktorja u shpreh se më parë mund të përmendte bashkëpunimet me aktorin Ëill Smith dhe Jamie Foxx dhe Martin Lawrence. “Met Dave” është një komedi e drejtuar nga Brian Robbins e cila na jep përshtypjen se ditët e Murhpit si komedian po shkojnë drejt fundit. Komedia flet për aventurat e një njeriu të quajtur Dave Ming Chang(Murphy) i cili e gjen veten në rrugët e New Yorkut të veshur me një kostum të bardhë.

Cyrus e vendosur ta ruajë virgjërinë

Aktorja Miley Cyrus është e vendosur të ruajë virgjërinë derisa të martohet, duke thënë se të qenit e pastër e bën atë më të ngazëllyer. Reputacioni i vajzës së “pastër” për 15-vjeçaren, pësoi një goditje gjatë këtij viti, pas prezantimit të saj nudo, e mbështjellë vetëm me saten, në një varg fotosh sensuale për revistën “Vanity Fair”. Por ajo shprehet se është ende e qetë kur bëhet fjala për seks, dhe shpreson të mbetet virgjër. “Më pëlqen ta mendoj veten si një vajzë të cilën askush nuk mund ta arrijë, të cilën askush nuk mundet ta mbajë në duart e veta. Madje edhe në vitet e mia, shumë vajza fillojnë të bien, dhe mendoj se nëse vajzat përmbahen dhe zotohen, kjo është një gjë e mirë”,- ka thënë këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus.

17 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›