E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatjon Sorra, më i miri i Pavarësisë

Boks Shqiptari shkëlqeu në aktivitetin e zhvilluar në Kosovë

Boksieri shqiptar, Fatjon Sorra, është shpallur sportisti më i mirë i turneut “Pavarësia”, që u zhvillua në fundjavë në Prishtinë, për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përveç boksierëve kosovarë dhe atyre shqiptarë, në këtë aktivitet morën pjesë edhe sportistë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku. 23 boksierët e pranishëm, katër prej të cilëve përfaqësonin ngjyrat kuqezi, kanë kryqëzuar dorezat në nëntë duele. Sorra, i cili konkurron në peshën +91 kg, është shpallur boksieri më i mirë nga Federata Kosovare e Boksit (FBOXK), pasi ka fituar sfidën ndaj boksierit kosovar Mehmet Asllani. Shqipëria ka marrë edhe një vlerësim për duelin më luftarak: për ndeshjen ndërmjet Alban Bermetës dhe malazezit Dragan Roganoviç. Ndërkohë, boksierja më teknike e turneut “Pavarësia” është shpallur Fatlume Ahmeti nga Kosova, ndërsa çmimi “fair-play” iu dha boksierit nga Sanxhaku, Fakis Gorçeviç.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›