Zbulohet arsenal armësh në një shtëpi
Krujë
Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim pas gjetjes së një arsenali armësh e fishekësh në shtëpinë e tij në qytetin e Krujës. Operacioni “Brava” i organizuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:30 nga shërbimet e policisë së Krujës ka gjetur një sasi armësh dhe municioni në shtëpinë e Sulejman Hoxhës, lindur në Rrëzë të Krujës e banues në lagjen “Hoxhë” të qytetit. Në banesën e tij u gjetën dy automatikë model 56 të kalibrit 7.62 mm, një pushkë 10-she model 56 e kalibrit 7.62 mm, një pushkë 20–she model 63 e të njëjtit kalibër, 490 copë fishekë pistolete TT model 54 të kalibrit 7.62 mm, 32 fishekë kallashnikovi dhe 4 krehra fishekësh.
#