E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Buxhetoret, rritje page

Buxhetoret do te kene mundesin te kene dicka me shume ne portofolin e tyre, duke filluar qe nga 1 korriku i ketij viti. Per t’ju bashkuar ne kete menyre dhe armates se pensionisteve dhe njerezve ne nevoje, qe rritja e te ardhurave te tyre eshte bere nje jave me pare me vendim qeverie. Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te Partise Demokratike, theksoi se, duke nisur nga 1 korriku, pagat ne te gjithe vendin do te pesojne nje rritje te ndjeshme. Keshtu, kreu i qeverise theksoi se rritja e cila ka si synim dyfishimin e pagave te arsimtareve dhe infermiereve vitin e ardhshem, duke permbushur keshtu edhe premtimin e dhene ne vitin 2005. “Per ne, e rendesishme eshte te mbajme premtimin elektoral dhe te dyfishojme rrogat ne vitin 2009”, deklaroi Berisha, duke theksuar se, pas rritjes se pensioneve, tashme ishte radha e rritjes se pagave. Sipas Berishes, pagat e arsimtareve do te rriten me 14%, pagat e infermiereve me 15%, pagat e larta rriten me 4%, rrogat mesatare rriten me 7%, ndersa rrogat e uleta rriten me 17%. “Rrogat e arsimtareve rriten me 14%, rritje kjo qe mundeson dyfishimin e plote vitin e ardhshem per rrogat e rreth 43 mije arsimtareve ne mbare vendin”, deklaroi Berisha, duke folur per kategorine qe perfiton edhe rritjen me te madhe. Kryeministri pranoi qe kjo rritje krijonte nje crregullim te perkohshem, pasi rrogat e arsimtareve me kete rritje, sidomos me dyfishimin, behen te njejta ose pak me te larta se kategorite e tjera te punonjesve, qe normalisht kane nje diference ne rroga. Por, kreu i qeverise premtoi se ky crregullim momental do te korrigjohej ne vitet ne vazhdim. Po keshtu, kreu i qeverise theksoi se ne te njejten mase do te rriten edhe rrogat e 12 mije infermiereve dhe 4 mije mjekeve, pagat e te cileve do te rriten me 15%, duke perfituar nje rritje te ndjeshme ne perputhje me premtimin e qeverise per dyfishimin e rrogave te infermiereve. “Infermieret, qe kane nje pune jashtezakonisht te veshtire, do te mund te shperblehen me njerezisht per punen e tyre”, deklaroi Berisha, duke theksuar se kjo eshte nje shtrese e cila duhet te kihet ne konsiderate te vecante. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se me pak rritje do te kete per rrogat e larta, te cilat do te rriten aq sa eshte edhe indeksi i inflacionit, 4%. Sipas Berishes, rrogat mesatare do te kene nje rritje prej 7% dhe rrogat e uleta do te pesojne nje rritje te konsiderueshme prej 17%. "Pagat e uleta ne perputhje me premtimin pesojne rritjen me te madhe, ato pesojne nje rritje prej 17%. Si qeveri e zotuar per te ngushtuar diferencen brezhnjeviane nga paga te trasheguara nga paraardhesit tane, rrogat e larta i rrisim vetem 4%”, deklaroi Berisha, gjate mbledhjes se Grupit parlamentar te PD-se. Pak dite me pare, qeveria mori edhe vendimin per te rritur pensionet sipas kategorive te ndryshme te pensionisteve ne vend. Vemendje kryesore ne kete rritje iu kushtua pensioneve te fshatit.

Propozimet e Kryeministrit

Rritja sipas kategorive:

Pagat e infermiereve dhe mjekeve- 15%

Pagat e arsimtareve- 14%

Pagat e ulta- 17%

Pagat mesatare- 7%

Pagat e larta- 4%

Perfituesit

12 mije infermiere

4 mije mjeke

43 mije arsimtare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›