Miqtë e ngushtë të Emilano Shullazit
Kishte pak kohë që emri i tij nuk ishte dëgjuar në Tiranë. Krejt papritmas u shfaq përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa bënte fushatë për mazhorancën, duke dhunuar tubimet dhe ambientet elektorale të PS-së. Pastaj emri i tij nisi të shfaqet gjithmonë e më shumë në media, ndërsa muajin e fundit e kemi përditë në media. Bëhet fjalë për Emiliano Shullazin.
Po çfarë ka bërë Shullazi?
Sa herë e kap policia, mesa duket vetëm për armëmbajtje pa leje e akuzon. Por problemi është se çfarë po ndodh me miqtë e Emiliano Shullazit. Çdo ditë kemi lajm se si po vriten e po i plagosin.
Kështu, sot GSH raporton se një mik i Shullazit është i dyshuar për vënien e eksplozivit në shtëpinë e ish- zëvendësdrejtorit të Tiranës, Dorian Muça, një ngjarje që tronditi blutë e Tiranës. Sipas GSH, Klajdi Gjeçi, një prej djemve që ditën e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 u ndalua me Emiljano Shullazin, është një ndër të dyshuarit për ngjarjen e rëndë.
Ndërkohë, përpara pak ditësh, shënjestër e një atentati ishte një mik i Shullazit. 30-vjeçari Pajtim Serjani u sulmua në rrugën Tre Dëshmorët, ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia kanë qëlluar në drejtim të Serjanit, i cili ishte në makinë me një mikun e tij. Serjani nuk pësoi dëmtime. Serjani u ndalua nga policia në dhjetor të vitit 2009, për kundërshtim dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë.
Ndërkohë më 20 mars u ekzekutua një 34 vjeçar, mik i Shullazit pa dyshim. Një person qëlloi me arme tip pistolete për vdekje shtetasin Arlind Fuga në momentin që po dilte nda një bilardo. Fuga, babai i dy fëmijëve thirrej me nofkën ‘Pipe’.