E Diel, 1 Nëntor 2026

Kronika e mëngjesit: Aksident i rëndë në Ballsh, vdesin dy bashkëshortë, plagoset djali i tyre

Share

Foto arkiv

(E PERDITESUAR)- Thuajse gjithmonë mëngjesi nis me një dozë lajme të rënda. Para pak minutash është raportuar për një aksident të rëndë në aksin rrugor Fier- Ballsh, ky dy bashkëshortë kanë humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe djali i tyre. Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kthesat e Visokës. Sipas policisë, kanë humbur jetën dy bashkëshortët Ramadan e Anife Minaj, përkatësisht 76 dhe 70 vjeç, ndërsa është plagosur djali i tyre Vladimir Minaj, 38-vjeç. Policia tha se mjeti me targa AIN 5751, me të cilin udhëtonin personat e sipërpërmendur ka dalë nga rruga.

Plagos të motrën, arrestohen 36 vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka plagosur me thikë të motrën. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen 28 Nëntori te qytetit bregdetar, ku 36-vjeçari Ylli Çolaj ka qëlluar me thikë motrën e tij 34-vjeçare. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje. 34-vjeçarja ndodhet ne spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë e Vlorës kanë arrestuar agresorin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›